AKTUALITET

Torturat ndaj 20-vjeçares/ Hatlije Tafaj, shoqja e Nexhmije Hoxhës që vdiq në duart e xhelatëve të Sigurimit, dëshmia

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 14:01

Torturat ndaj 20-vjeçares/ Hatlije Tafaj, shoqja e Nexhmije Hoxhës

Historia e Hatlije Tafajt është një nga dëshmitë më të errëta dhe tronditëse të terrorit shtetëror në vitet e para të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Një vajzë e re, komuniste, partizane dhe shoqe e afërt e Nexhmije Hoxhës, përfundoi e torturuar deri në çmenduri dhe vdekje nga vetë aparati represiv i regjimit që ajo kishte besuar. Fati i saj, i dokumentuar në letra zyrtare të punonjësve të Sigurimit të Shtetit, dëshmon përmasat çnjerëzore të dhunës së ushtruar në emër të pushtetit. Në dokumentet arkivore ajo shfaqet me mbiemrin Tafa ose Tafani, ndërsa familjarët e njohin si Hatlije Tafaj. Ishte vetëm 20 vjeç, në kulmin e rinisë, kur u arrestua pa prova, u izolua në birucat e ish-Kuesturës së vjetër në Tiranë dhe u shndërrua në objekt torturash barbare që shkojnë përtej çdo imagjinate.

TORTURAT QË NUK NDALESHIN AS NË ÇMENDURI

Dëshmia më rrëqethëse vjen nga një dokument i firmosur nga nëntogeri Anastas Dushku, efektiv i Seksionit të Sigurimit të Shtetit, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste më 20 janar 1949. Në këtë letër, ai përshkruan me detaje se si Hatlije Tafaj merrej çdo natë nga biruca për t’u marrë në pyetje dhe për t’u torturuar nga oficerët e Sigurimit. Sipas dëshmisë, torturat zgjatën me muaj. Ajo nuk pranonte asnjë akuzë, nuk tregonte asgjë, ndërsa dhuna shtohej natë pas nate. Derisa, një ditë, vajza e re “u çmend fare”. Por as kjo nuk i ndali xhelatët. Edhe në gjendje të rëndë mendore, ajo vazhdoi të merrej në pyetje. Nga jashtë dhomës së torturave, dëshmitari thotë se dëgjonte Hatlijen të përsëriste pa pushim emrin e Partisë – një detaj që e bën historinë edhe më tragjike: një militante e bindur, e shkatërruar nga regjimi që i kishte dhënë besim.

“I nënshkruari N/Toger Anastas Dushku, anëtar partie prej datës 28-VIII-44, efektiv i Seks. Sigurimit Ministrisë Mbr. Kombëtare, parashtroj atij Komiteti Central, sa më poshtë: …nga muaj prill-maj 1945, në ish-Batalionin e IV të Brigadës I M.P. (ish-Kuestura e vjetër, në Rrugën e Barrikadave), silleshin të burgosun prej Drejtorisë së Sigurimit dhe mbaheshin në birucat, të cilat i kishte krijuar që me kohë fashizmi. Atëherë kanë sjellë aty të arrestuar dhe një shoqe, për të cilën mësova që ishte anëtare Partie. Vinin nga Drejt. e Sigurimit çdo natë oficera dhe e merrnin në pyetje duke e torturuar gjithë natën. Kështu vazhdoi mjaft kohë dhe dukesh se kjo nuk tregonte gjë. Torturat vazhdonin gjithnjë, deri sa një ditë ajo u çmend fare. Në këtë gjendje e merrnin përsëri në pyetje. Nga jashtë dhomës së pyetjeve digjonja që ajo të përsërisë dendur emnin e Partisë”.

“ISHTE KTHYER NË NJË SHTRIGË”

Gjendja fizike e Hatlijes ishte e paimagjinueshme. Në një moment, Anastas Dushku e pa me sytë e tij dhe e përshkroi kështu: “Dhëmbët e përparmë i kishte të thyer. Ngaqë nuk ishte më në mend, ndynte veten. Ishte mbushur plot morra dhe krimba nga ndyrësira. Era e qelbur nuk të linte t’i afroheshe. Nuk dukej më si një vajzë 18–20 vjeçare, por si një shtrigë. Megjithatë, edhe në këtë gjendje, oficerët e Sigurimit vazhdonin ta merrnin në pyetje. Vetëm kur u bindën se ajo ishte e pafajshme, vendosën ta nxirrnin nga biruca dhe ta çonin në një dhomë me ajër dhe diell, me qëllimin që të “përmirësohej” dhe më pas të lirohej. Por dëmi ishte bërë tashmë. Hatlije Tafaj nuk ishte më në vete. Një ditë Hatlijen e dërguan në spital. Kishte pirë helmin për t’u mbytur, por arritën ta shpëtonin. Rrugës tek e shpinin nga spitali në burg, ajo ishte hedhur nga karroca në vendin që kryqëzohet me rrugën që të shpie në shtëpinë e saj, Rruga e Dibrës, Shenasi Dishnica, Siri Kodra. Ishte ulur në tokë dhe duke qarë kërkonte ta shpinin në shtëpi. Kjo tregonte se ishte bërë krejt anormale. Kufomën nuk ia dorëzuan së ëmës, por e futën në thes dhe e varrosën vetë. Pasi e shpien ku ishte më parë, e torturojnë prapë. Thuhet se një ditë e morën në pyetje lart në zyrën e katit të tretë dhe Hatlija duke parë dritaren hapur, u hodh nga ajo poshtë. Nga e rëna theu një krah dhe një këmbë dhe i humbi fare ndjenjat. E shpunë në spital ku i prenë krahun dhe këmbën, por thuhet ngaqë iu bë gangrenë vdiq. Kufomën nuk ia dorëzuan së ëmës, por e futën në thes dhe e varrosën vetë”.

FUNDI TRAGJIK DHE FSHEHJA E KRIMIT

Në gjendje të rëndë mendore, Hatlija tentoi vetëvrasjen, u hodh nga dritarja, theu krahë dhe këmbë dhe u dërgua në spital. Sipas dëshmive, mjekët i amputuan një dorë dhe një këmbë për shkak të gangrenës. Pas disa javësh, ajo vdiq e çmendur. Një dëshmitar tjetër, Hamdi Sollaku, përforcon historinë në një dokument tjetër arkivor. Ai tregon se nëna e Hatlijes kishte parë me sytë e saj dhëmbët e shkulur të vajzës, të hedhur nga dritarja e burgut. “Nënë, do të vdes nga torturat pa ditur shkakun…”, i kishte thënë Hatlija, ndërsa plagët i ishin ngjitur pas çarçafit të shtratit. Pas vdekjes, trupi i saj nuk iu dorëzua familjes. Kufomën e futën në një thes dhe e varrosën fshehurazi. E ëma e gjeti varrin vetëm pas disa ditësh”.

NJË KRIM QË FLET PËR NJË SISTEM

Rasti i Hatlije Tafajt nuk është një histori e izoluar. Ai është simbol i dhunës sistematike që Sigurimi i Shtetit ushtroi ndaj kundërshtarëve realë apo të imagjinuar të regjimit. Dokumentet arkivore dëshmojnë se as të qenit grua, as të qenit komuniste, as miqësia me figura të larta të pushtetit nuk përbënin mbrojtje. Historia e saj mbetet një aktakuzë e fortë ndaj një sistemi që përdori torturën si mjet qeverisjeje dhe që shkatërroi jetë njerëzore në emër të ideologjisë. Hatlije Tafaj u torturua, u çmend dhe vdiq e re, por dëshmia e saj jeton si kujtesë e asaj që nuk duhet të përsëritet kurrë më.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?