AKTUALITET

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 16:37

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon

Zbardhen detaje të reja nga arratisja spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali të 41-vjeçarit shqiptar Taulant Toma. Hetuesit italianë kanë zbuluar se ai pasi preu hekurat e qelisë përdori një ganxhë artizanale për të kapërcyer murin rrethues dhe për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Toma po kërkohet në të gjithë Italinë nga forca të shumta policore.

Këto janë mjetet që përdori 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma për të realizuar arratisjen spektakolare nga burgu i Operas në Itali. 41-vjeçari, i cili mbahej në njësinë e sigurisë maksimale, arriti të arratisej duke prerë hekurat dhe duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga qelia e tij.

Sipas hetuesve, Toma pasi doli nga qelia arriti në murin rrethues të lartë 6 metra dhe pasi u ngjit mbi të, u arratis në mes të natës. 41-vjeçari ka realizuar në mënyrë artizanale një ganxhë me material druri rreth 6 metra të gjatë të cilën e ka përdorur për t'u ngjitur në murin rrethues, dhe më pas ka zbritur murin e lartë dhe është larguar në drejtim të paditur. Një arratisje spektakolare e cila ka vënë në alarm të gjithë forcat e sigurisë në Itali. 41-vjeçari aktualisht është në kërkim në të gjithë vendin dhe po kërkohet nga forca të shumta policore.

Hetuesit po analizojnë kamerat në burgun e Operas për të rindërtuar skemën dhe për të hetuar çdo ndihmë të ofruar të burgosurit në planin e tij të arratisjes. Toma kishte organizuar çdo gjë në mënyrë perfekte dhe me detaje, ai për t'u arratisur ka zgjedhur orën kur po bëhej ndërrimi i turneve të rojeve në burgun e Operas.

Taulant Toma njihet si mjeshtër i arratisjeve, ai kishte arritur vite më parë të arratisej katër herë të tjera. E fundit ishte në shkurt 2013, kur, së bashku me një të burgosur tjetër, ai u arratis nga burgu i Parmës, më pas u arrestua pas disa muajsh, në Belgjikë. I transferuar në një burg jo shumë larg qytetit të Liège, Taulanti gjithashtu arriti të arratisej. Arratisja e tij e parë daton në vitin 2009, kur u arratis nga burgu i Ternit.

Burgu ku ndodhej Taulant Toma së fundmi ai i Operas në Milano ka rreth 1338 të burgosur dhe 533 oficerë që e menaxhojnë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?