AKTUALITET

U plagos gjatë atentatit në Lushnje, Juljan Sulo shoqërohet në polici për tu marrë në pyetje

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 11:57

U plagos gjatë atentatit në Lushnje, Juljan Sulo shoqërohet

Juljan Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos” ishte objekt i një atentati me armë zjarri paraditen e kësaj të marte (25 nëntor) në Lushnje.

45-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në këmbë është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen.

Ndaj 45-vjeçarit Sulo, autorët ende te paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje, që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj. Makina ishte me targa greke.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Julian Sulo është i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Gjykata e Lushnjës më 8 tetor 2021 ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të tij.

“Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***). Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip ‘Porsche Cayanne’ me targa ‘AA *** *T’”, sqaroi në atë kohë Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria theksoi se kishte regjistruar dhe po kryente hetime për procedimin pasuror penal, duke nisur nga data 4 tetor e vitit 2021, ndërsa pasuritë dyshohet se janë të vëna në mënyrë të paligjshme.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro”, njoftoi Policia më 2 Tetor 2019.

Në atë kohë, Julian Sulo u shoqërua në Polici si i dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja në qytetin e Durrësit.

Nga atentati me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa u plagos vetë Ndoja dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi. Për atentatit arrestuar Redjan Rraja, ndërsa për Sulën nuk pati prova.

Sula është shoqëruar në polici edhe në vitin 2017, si i dyshuar për përfshirje në një atentat në tetor të atij viti ku mbetën të vrarë dy persona, Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi, ndërsa shënjestër Xhulio Shkurti, ishte nipi i Aldo Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërkohë, më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.

Aliço, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes”, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Sulo nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër ngjarjen dhe u burgos.

45-vjeçari ka udhëtuar vazhdimisht me makinë të blinduar, si dhe i armatosur me armë zjarri.

MARS 2018/ Biznesmeni lushnjar, ‘rivali’ i Aldo Bares, sfidoi policinë me BMW të blinduar

Po udhëtonte i armatosur me makinë të blinduar, nuk i bindet urdhrit të policisë dhe tenton të largohet.

Një aksion si në filma është realizuar nga Policia e Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për arrestimin e Julian Sulos, pasi udhëtonte me armë dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Julian Sulo u kap në atë kohë nga Policia e Lushnjës në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, ku në momentin e arrestimit u bë dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip “Grand Power” dhe një krehër me 15 fishekë.

Gjithçka ka nisi kur gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, Julian Sulo, duke udhëtuar me mjetin tip BMW të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Pas kësaj, forcat e policisë kërkuan përforcime dhe u vunë në ndjekje të tij. Në tentativë për t’i shpëtuar kapjes, Julian Sulo braktisi makinën e blinduar dhe gjatë largimit në këmbë ka mundur të hedhë disa metra larg automjetit armën që mbante me vete.

Biznesmeni ka mundur të largohet disa metra nga automjeti, duke tentuar të fshihej në rrugicat e qytetit, por përpjekjet e tij morën fund pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë.

Nga kontrolli, në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e armës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë marrjes në pyetje, asokohe ai nuk ka pranuar të flasë, përveçse ka thënë se udhëtonte i armatosur për vetëmbrojtje.

Kjo pasi pak kohë më parë ishte tentuar të vritej nga disa persona, që e sulmuan me sende të forta, por ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?