Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Identiteti i një kombi kalohet brez pas brezi përmes trashëgimisë historike, kulturore dhe arkitekturore. Por në Shqipëri, veprat inxhinierike të kësaj vlere shpesh lihen në harresë.
Ky është fati i “Urës së Zogut” apo “Urës me Harqe” në lumin Mat, e cila prej vitesh është braktisur dhe rrezikon të shembet dita-ditës. Pavarësisht alarmit të ngritur vazhdimisht, kryesisht nga ekspertët, nuk ka ndërhyrje reale dhe konkrete për ruajtjen e saj, duke dëshmuar neglizhencen dhe që kemi me historinë tonë.
E përuruar më 26 maj të vitit 1927, “Ura e Zogut” ka një rëndësi të veçantë: ajo konsiderohet si një nga veprat e para inxhinierike të këtyre përmasave, ndërtuar në vitet e para të shtetit shqiptar. Projektuar nga inxhinieri zviceran Erwin Schnitter dhe zbatuar nga Gjovalin Gjadri, ajo shërbeu si arteria kryesore kombëtare, duke lidhur Jugun me Veriun e vendit në një kohë kur lidhja mes qyteteve ishte e vështirë.
Sot, kjo trashëgimi është në rrezik. Paulin Zefi, historian në Lezhë, vazhdimisht ngre alarmin për vlerën e rrallë që po humbet.
Sipas studimit të tij, “Ura e Zogut është në gjendje kritike, me rrezik për degradim të mëtejshëm ose shkatërrim të plotë të segmentit verior, nëse nuk ndërmerren punime restaurimi me kohë.”
Për Zefin, shpëtimi i vetëm është ndërhyrja e menjëhershme. Kjo do të kërkonte hartimin dhe zbatimin e një projekti të ngjashëm me ndërhyrjen e implementuar në vitin 2024, e cila shpëtoi dy harqet veriore nga shembja e plotë. Një tjetër zë alarmues vjen nga historiani dhe deputeti Erald Kapri, i cili thekson nevojën e ndërgjegjësimit të institucioneve qeveritare për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.
Studuesi Paulin Zefi thekson se ky monument nuk duhet parë vetëm si një strukturë inxhinierike, por edhe si një dëshmi historike që lidh të kaluarën me të tashmen, duke treguar vizionin që do të kishte Shqipëria pa instalimin e komunizmit. Edhe pasuesi i Familjes Mbretërore, Princ Leka, e ka vizituar objektin, duke e cilësuar atë si simbol të trashëgimisë.
Megjithatë, alarmi nuk është vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar: “Ura e Zogut” listohet si një ndër shtatë sitet evropiane në rrezik nga organizata prestigjioze “Europa Nostra”. Kjo arritje erdhi falë angazhimit komunitar të aktivistëve dhe 3700 qytetarëve të Kurbinit, të cilët firmosën për veprim konkret që në janar të vitit 2021.
Pas dekadave neglizhencë, ndërhyrjeve të pjesshme në 2010 për përforcimin e saj, dhe vjedhjes sistematike të elementeve metalike të saj për skrap, në qershor të këtij viti, nisi ndërhyrja emergjente e pjesshme për shpëtimin e urës me një fond prej 46 milion lekësh, ku filloi puna për ngritjen dhe përforcimin e këmbës së fundosur të urës, e më pas për restaurimin e plotë. Megjithatë, sot, kantieri është i lënë në harresë dhe ura ndodhet në ditët e fundit të jetës së saj.
Edhe pse Kryeministri Edi Rama, në 2023, premtoi publikisht restaurimin e këtij monumenti dhe “rilindjen” e tij, puna reale ende nuk ka nisur. Ministria e Kulturës vijon të mos ndërhyjë, duke e lënë të shkatërrohet plotësisht kjo vepër e rrallë, pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë./Denada Jushi – ACQJ
Biznesmeni Valon Ademi i cili është ortak me Behgjet Pacollin në Aeroprtin e Vlorës, ka hedhur dritë mbi konfliktin që ka lindur...
Piranjat News ka siguruar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta d...
Gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në një operacion ndërkombëtar të koordinuar nga Europol, në qendër t&...
Një tjetër tragjedi ka prekur familjen e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar brenda një makine ...
Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur se më 12 nëntor ka ofruar ndihmë në një hetim të krye...
Protestuesit e Minierës së Spaçit në Mirditë u paraqitën sot në një seancë dëgjimore në Komisionin p&...
Pasi u mor zyrtarisht nën hetim nga SPAK, ndaj ish-drejtorit të burgjeve janë ngritur tre akuza të rënda, si përfshirja në gr...
Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi dhe dhunimi i 27-vjeçarit, pak ditë më parë në Tiranë. Në lidhj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Beri...
Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba është ankuar për kushtet e punës në institucionin që drejton. Duke ...