AKTUALITET

VKM/ Ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 16:48
VKM/ Ngrihet Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, do të

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka miratuar krijimin e Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, i cili do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Inspektorati do të verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator në fuqi, nëpërmjet inspektimit. Gjithashtu, ai siguron unifikimin e praktikave të inspektimit në fushën e arsimit parauniversitar.

Inspektorati vlerëson përmbushjen e kritereve të licencimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve arsimore private në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe i propozon ministrit dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë.

VENDOSI:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar (në vijim IQAP), i cili organizohet dhe funksionon si person juridik publik, buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin.

2. IQAP-i financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i IQAP-it përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin.

3. IQAP-i ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri, nëpërmjet inspektimit në arsimin parauniversitar.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE DHE DETYRAT E INSPEKTORATIT QENDROR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

1. IQAP-i ka këto funksione:

a) Verifikon pajtueshmërinë e veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar me kuadrin rregullator në fuqi, nëpërmjet inspektimit;

b) Siguron unifikimin e praktikave të inspektimit në fushën e arsimit parauniversitar.

2. IQAP-i, në përmbushje të misionit dhe përgjegjësive funksionale të tij, është institucioni përgjegjës për ofrimin dhe sigurimin e shërbimit arsimor nëpërmjet ushtrimit të funksionit të inspektimit dhe kryen detyrat, si më poshtë vijon:

a) Vlerëson përmbushjen e kritereve të licencimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve arsimore private në fushën e arsimit parauniversitar, si dhe i propozon ministrit dënimin administrativ plotësues të pezullimit apo heqjes së licencës për ushtrimin e veprimtarisë;

b) Planifikon veprimtarinë e inspektimit në arsimin parauniversitar dhe harton programin vjetor e mujor, si dhe raportin vjetor të inspektimit, sipas parashikimeve të ligjit për inspektimin dhe atë në fushën e arsimit parauniversitar;

c) Informon publikun për veprimtarinë e inspektimit dhe vendimet e marra;

ç) Çdo detyrë tjetër të parashikuar në kuadrin ligjor për inspektimin dhe atë në fushën e arsimit parauniversitar.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSPEKTORATIT QENDROR TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

1. IQAP-i organizohet në nivel qendror dhe ushtron juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet inspektorëve, të cilët atashohen edhe pranë drejtorive rajonale të arsimit parauniversitar.

2. Veprimtaria e IQAP-it drejtohet nga kryeinspektori, i cili e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin, funksionimin, si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së institucionit.

3. Kryeinspektori i IQAP-it ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Emëron pas paraqitjes së listës me kandidatët fitues nga komisioni i rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, i ngritur në përputhje me ligjin për inspektimin, dhe liron nga detyra inspektorët e IQAP-it, sipas parashikimeve në kuadrin ligjor në fuqi;

b) Emëron dhe liron nga detyra punonjësit administrativë të IQAP-it;

c) Zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të IQAP-it, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit përgjegjës për arsimin, pas marrjes së mendimit këshillimor të inspektorit të Përgjithshëm;

ç) Nxjerr urdhra dhe udhëzime për veprimtarinë e strukturave të IQAP-it në fushën e inspektimit arsimor parauniversitar;

d) Bashkërendon veprimtarinë e IQAP-it me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e arsimit parauniversitar;

dh) Siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme për çështje që lidhen me mirëfunksionimin e IQAP-it;

e) Siguron zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e inspektimit arsimor parauniversitar, dhe kontrollon zbatimin e tyre nga strukturat inspektuese;

ë) Merr masat menjëherë për zbatimin e vendimeve të komisionit disiplinor ndaj inspektorëve;

f) Propozon pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe Inspektoratit të Përgjithshëm ndryshime në aktet ligjore e nënligjore, me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e legjislacionit përkatës.

4. Kryeinspektori i IQAP-it përgjigjet dhe raporton drejtpërdrejt pranë ministrit përgjegjës për arsimin, përveç rasteve kur ministri ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi në aparatin e ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe Inspektoratit të Përgjithshëm për veprimtarinë inspektuese.

5. Marrëdhëniet e punës së kryeinspektorit dhe inspektorëve të IQAP-it rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës, dispozitave të ligjit për inspektimin dhe akteve nënligjore, në zbatim të tij. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të tjerë administrativë të IQAP-it rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë.

6. Struktura dhe organika e IQAP-it miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

7. IQAP-i identifikohet me stemën, logon dhe vulën zyrtare.

8. Stema e IQAP-it përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.

9. Vula e IQAP-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2, të vendimit nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e IQAP-it përmban dhe shënimin identifikues “Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar”.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?