Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Një hetim i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Illinoisit i publikuar të martën, zbuloi se 451 klerikë katolikë kanë abuzuar seksualisht me gati 2,000 fëmijë në këtë shtet gjatë një periudhe gati 70-vjeçare. Ky ishte më shumë se katërfishi i 103 individëve që kisha i ka përmendur si të abuzuar kur shteti filloi shqyrtimin e kësaj çështje në 2018.
Prokurori i Përgjithshëm, Kwame Raoul tha në një konferencë shtypi se hetuesit zbuluan se kleri katolik abuzoi me 1997 fëmijë në Illinois midis viteve 1950 dhe 2019.
“Shpresoj që ky raport të hedhë dritë si mbi ata që përdorën pozitat e tyre të pushtetit dhe besimin ndaj tyre, për të abuzuar me fëmijët e pafajshëm, ashtu edhe mbi personat në udhëheqjen e kishës që e mbuluan atë abuzim”, tha prokurori Raoul.
“Këta autorë mund të mos mbahen kurrë përgjegjës në një gjykatë, por duke i emërtuar ata në raport, synimi është të sigurohet një përgjegjësi publike dhe një masë qetësie shpirtërore për të mbijetuarit që kanë vuajtur prej kohësh në heshtje”.
Raporti i gjatë përshkruan se si udhëheqësit e kishës në Illinois ishin tejmase të ngadalshëm për të pranuar shkallën e abuzimit. Ai gjithashtu i akuzon ata se e kanë zvarritur shpesh vënien para përgjegjësisë të klerit të akuzuar dhe se nuk kanë paralajmëruar famullitarët për abuzuesit e mundshëm në mesin e tyre, në një rast edhe disa dekada pasi u shfaqën akuza për një anëtar kleri.
Ndër ata që citohen në raport janë edhe akuzues që menduan të bënin vetëvrasje pasi u abuzuan dhe që filluan abuzimet me drogë ose alkool në përpjekje për të përballuar “ankthin dhe ndjenjat e turpit”.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, Rrjeti i të Mbijetuarve që thotë se është abuzuar nga priftërinjtë e quajti raportin “tronditës”, por theksoi se numrat e viktimave dhe abuzuesve të cituar nga hetuesit shtetërorë ka të ngjarë të jenë më të ulët nga ajo që grupi pretendon të jetë shifra e vërtetë.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të premten përpara njoftimit të prokurorit Raoul, dioqezat katolike të shtetit publikuan përmbledhje të njërit prej proceseve të tyre, pas një akuze për abuzim, dhe thanë se raporti i prokurorit të përgjithshëm nxiti një rishikim të politikave të tyre dhe se ka kryer ndryshime, por pa treguar se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.
Raporti shtoi se në shumë raste afati brenda të cilit mund të realizohej dënimi ka skaduar dhe se ata abuzues “nuk do të përballen kurrë me drejtësinë në kuptimin ligjor”.
Hetime të ngjashme të drejtuara nga qeveria që detajojnë abuzimet seksuale të klerit dhe dështimin e udhëheqësve të kishës për t’i mbajtur autorët përgjegjës, kanë tronditur kryedioqezat edhe në shtete të tjera, përfshirë Pensilvaninë dhe Marilandin.
Konferenca Katolike e Ilinoisit thotë se 3.5 milionë katolikë përbëjnë afërsisht 27% të popullsisë së Ilinoisit dhe se Kisha ka 949 famulli dhe 2,215 priftërinj, 1,372 dhjakë dhe 260 të ashtuquajtur vëllezër katolikë. VOA
TIRANË- Pas disa seancave të shtyra gjyqësore, sot në orën 12.00, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
ITALI- Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në mbrëmjen e vonë të së martës në Sant’Anastasia,...
ELBASAN- Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit. Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Sil...
GREQI- Laert Haxhiu bëri tentativën e fundit për t'i shpëtuar prangosjes në Greqi, por nuk ia doli dot... Mediat greke kanë b&eu...
Policia ka sekuestruar armën dhe makinën e përdorur nga Habib Rexha, në vrasjen e Arjan Gosës, ngjarje e ndodhur pak ditë më...
Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të policisë, Laert Haxhiu në Ja...
Lidhur me vrasjen e Arian Gosës në Kavajë është arrestuar nga policia, Ervis Kurti, shoku i Habib Rexhës. Pas shoqërimit ng...
Një 26-vjeçare shqiptare ka denoncuar ish-partnerin e saj nga Siria, se e kërcënon me video intime. E reja ka bërë një ka...
Shqiptarja Eltiona Skana masakroi me thikë për vdekje 7-vjeçaren, Emily Jones në një park në Bolton, para prindërve t&eum...
Pak kohë më parë në Itali u vra 38-vjeçarja shqiptare, Anila Ruçi. Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet ita...