AKTUALITET

Vrasja e Arjan Spahiut, Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 21:08
Vrasja e Arjan Spahiut, Erion Alibej dëshmon me video-online për

Erjon Alibej, njëri nga bashkëpuntorët e prokurorisë së Posaçme SPAK mesidtën e sotme ka qënë i pranishëm në ambjentet e prokurorisë, duke dhënë shpjegime lidhur me një proces gjyqësor që po zhvillohet në Belgjikë, lidhur me vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiut.

Alibej, është shoqëruar nga ambjentet e burgut Nr.313 duke u futur në ambjentet e SPAK dhe në prani të Altin Dumanit, ka bërë një lidhje me video-konferencë me autoritet Belge, duke dëshmuar në gjyqin penal që po zhvillohet në Belgjikë ndaj të pandehurve, Franc Çopja Gagarin, Blerim Mamutajn, Elton Roçi që njihet ndryshe si (Fat Katnari), Endrit Sadedinin (i burgosur në Shqipëri), Elvis Muratajn dhe Eljo Bitri.

Alibej ka dëshmuar përmes një lidhje video-konference me gjykatën Belge, duke treguar të njëjtin kalvar vrasjesh që ka treguar disa muaj më parë dhe në Gjykatën e Posaçme.

Në dosjen penale Belgë është dhe Eljo Bitri, një vrasës me pagesë që ka kryer për llogari të disa grupleve kriminale, një seri krimesh në Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Belgjikë.

Eljo Bitri, fillimisht u arrestua në Hollandë me dy pistoleta në brez dhe pasi u ekstradua në Belgjikë, vendosi të bashkëpunojë me prokurorët Belgë.

Ndërkohë i pandehuri Elton Roçi, është kushëriri i Eljo Bitrit të arrestuar nga SPAK për llogari të operacionit "Plumbi i Artë", rezulton të jetë njeriu që ka shitur dhe ka dhënë informacion për vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbeek të Belgjikës.

Emri i Elton Roçit ose "Fat Katnari" rezulton si i përfshirë në ekzekutimin e Spahisë në vitin 2020. Ai është zbuluar së fundmi në dosjen "Dumani", e cila tashmë ka shkuar në gjyq me disa të pandehur.

Siç del në dokumentet hetimore, Roçi ka qenë shok fëmijërie me Arjan Spahiun dhe për shkak të njohjes së vjetër dhe kryerjes së punëve të pista, ata dinin shumë për njëri-tjetrin.

Madje Elton Roçi është dhe njeriu që ka ndërmjetësuar takimin e parë të zhvilluar mes Arjan Spahiut dhe Nuredin Dumanit.

Takim nga i cili është pasuar më pas në një marrëveshje trepalëshe midis Dumanit, Spahisë dhe Alibej, për të kryer disa vrasje në Durrës, Peqin dhe Elbasan.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?