
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.
Si rezultat i hetimeve dhe administrimit të informacioneve operative, në Kamëz u zbulua një magazinë ku stampoheshin veshje dhe këpucë të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë operacionit, Policia arrestoi shtetasin turk O. S., 46 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim shtetasin turk M. K., 50 vjeç. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 punonjëse të magazinës, shtetaset L. M., Sh. M. dhe Sh. B.
Në ndërhyrje morën pjesë shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatuan sasi të mëdha mallrash që dyshohet se kanë shmangur detyrimet doganore, si dhe makineri për falsifikimin, printimin dhe stampimin e logove të markave të njohura.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri lazeri, pajisje printimi dhe stampimi, stampa dhe logo të markave ndërkombëtare, 1 aparat celular, si dhe sende e dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit 50-vjeçar të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Janar10:47
EMRAT/ Trafik droge, dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje, arrestohen 5 persona
Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe Krujës, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të...
AKTUALITET
10 Janar10:23
Moti i keq në Mirditë/ Fan i Vogël dhe Zmeja dalin nga shtrati
Reshjet e shumta të shiut të orëve të fundit kanë krijuar situata problematike në disa zona të Bashkisë Mirditë. ...
AKTUALITET
10 Janar10:13
Situata e përmbytjeve, Tabaku: Paratë nuk shkojnë për kanale, por për fantazma luksi!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë...
AKTUALITET
10 Janar10:08
DETAJE/ Policia arreston drejtuesin e mjetit që ra në përrua: Nuk ndihmoi pasagjerin! Zhduket 30-vjeçari
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë në Klos, në vendin e quajtur “Ura e Halilit”, ku një automjet...
AKTUALITET
10 Janar09:44
Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura
Lumi Vjosa ka rënë në nivel minimal, duke bërë që tregu i gjësë së gjallë poshtë urës së Mifo...
AKTUALITET
10 Janar09:36
848 banorë të evakuuar në Durrës, 2800 hektarë në Sukth ende të përmbytura
Qarku i Durrësit ka qenë një ndër më të prekurit nga reshjet e shiut të ditëve të fundit.
Sipas njoftimit të...
AKTUALITET
10 Janar09:28
Kukësi në vështirësi nga reshjet e shiut, rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike
Situata e tanishme në Qarkun Kukës, deri në orën 08:40 të datës 10.01.2026, vazhdon të jetë e ndikuar nga reshjet e sh...
AKTUALITET
10 Janar09:22
Përroi i Zaranikës dhe i Paprit prurje mbi mesatare, rrezik për përmbytje
Në qarkun Elbasan gjatë natës kanë rënë reshje shiu sporadike me intensitet të ulët. Edhe mëngjesin e sotëm,...
AKTUALITET
10 Janar08:56
Makina ra në përrua, identifikohet shoferi, dalin pamjet
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Klos. Mësohet se automjeti që ra në përrua, në orët e para pas...
AKTUALITET
10 Janar08:52
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.4 lekë.
Ndërk...