VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, përmbyset autobusi me pasagjerë në autostradë! Një i vdekur
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...

Në Sarandë është finalizuar operacioni i koduar “Green flat”, duke u zbuluar një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Gjatë veprimeve u sekuestruan 260 bimë narkotike, 26.6 kg kanabis, pajisje elektrike për kultivimin dhe përpunimin e bimëve, me qëllim shitjen.
Në lidhje me këtë veprimtari kriminale, u arrestua shtetasi Enea Pitani, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap brenda apartamentit ku po kujdesej për bimët narkotike. Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Mikele Qamil, 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht katër punonjës të OSHEE Sarandë për shpërdorim detyre.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.
Vihet në pranga një 30-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas regjistrimit të procedimit penal, bazuar mbi informacione të siguruara nga inteligjenca informative, verifikime në terren dhe veprime hetimore disajavore, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Green flat”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë zbuluan në një pallat në rrugën “Butrinti”, Sarandë, një apartament që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike, tharjen dhe përpunimin e tyre, me qëllim shitjen. Nga verifikimet rezultoi se pajisjet furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, brenda apartamentit, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 26 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për 4 punonjës të OSHEE Sarandë, shtetasit H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç dhe F. H., 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
26.6 kg lëndë narkotike kanabis (e përpunuar, gati për shitje), 260 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, 260 mbështjellëse të përshtatura si vazo për kultivim, 1 automjet, 3 celularë dhe pajisje të tjera që përdorureshin për veprimtari kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtar&eum...
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Ni...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë n...
Franc Gergely Çopja (33 vjeç) ishte krimineli i parë i drogës që u ekstradua ndonjëherë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, theksoi se cilësia e drejtësisë në Shqipëri nuk matet vetëm me shpej...
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Mësohet se s...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër – Lezhë arrestoi një punonjës policie me detyrë Shef i Logjistikës n&e...
Një përplasje procedurale mes prokurorisë dhe gjykatave ka çuar në rrëzimin e sekuestrimit të pasurive nën hetim p&e...
Në Qarkun Korçë vijon situata e vështirë për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe kushteve të pafavorshme ...
Sanksionet e Departamentit Amerikan të Thesarit ndaj anëtarëve të familjes Hysa për pastrim parash në favor të kartelit mek...