Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...
Protesta e studentëve vazhdon dhe ditën e sotme në ditën e saj të 15-të. Protesta pritet të fillojë në orën ...
Një kanal në WhatsApp, i krijuar për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Luiz Inácio Lula da Silvës, po vler&...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, është një prej rreshtave që pati shkruar Arlinda Zekaj në letrën për prokuroren në Pejë, pak ditë para se të vritej.
Kjo letër nga e hëna është në shesh të Pejës, si dëshmi e dështimit të shtetit për mbrojtjen e Zekajt. “Deri kur?” është shkrimi mbi letër.
Ajo pati kërkuar urgjentisht nga shteti marrjen e masave ndaj atyre që dështuan t’i përmbushnin detyrat e tyre, në mbrojtje të saj. Në letër alarmonte për rrezikun për jetën e saj.
Në shenjë proteste, në Pejë të hënën janë bërë edhe grafitë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që ka ftuar për protestë të mërkurën në Prishtinë.
“Nga Peja thërrasim për organizim e revoltë kombëtare nga kjo e mërkurë e tutje për jetë e siguri për gratë e gjalla, e drejtësi për Arlinda Zekajn e çdo grua të vrarë. Ky shtet nuk mund të ketë qetësi pa sigurinë e grave!” thuhet në publikim të Kolektivit.
“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë!”, “Komuna bashkëfajtore në vrasjen e grave!”, “Prokuroria i ka durt me gjakun e Arlindës!”, “Nuk ka qetësi pa drejtësi!” janë disa nga grafitet.
Letra u bë publike për mediat tek pas vrasjes së Zekajt më 25 tetor.
Zekaj, 49-vjeçare, u qëllua për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, që sipas autoriteteve gjendet në arrati. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun.
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj. Vrasja ndodhi pak orë pasi ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje.
Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi tragjikisht.
Të hënën u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Deputetët kërkuan hetim, përgjegjësi e ndjekje penale për të gjithë zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt.
Vetëm këtë vit, në Kosovë janë vrarë tetë gra, derisa që nga paslufta, 97 grave u është marrë jeta nga bashkëshortët apo familjarët e tyre./Koha.net
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vrasje...
Pas krimit në Vitomiricë të Pejës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për parandalimin e dhunës ndaj grave ...
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë në Kosovë, e ka përkujtuar motrën në një...
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj - Zekajt, duke shprehur revoltën për dështimin e institucioneve n...
Është ndarë nga jeta Enver Rufati, i njohur si Komandant Xhaxhi, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish-luftëtar i Ushtris&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për vrasjen e Arlinda Zekaj. Ai theksoi se ngjarja &e...
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasjet e grave në vend nuk mund të trajtohen si raste të izoluar...
Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë të Kosovës, është një nga ngjarjet që ka tronditur mbarë vendin, ...
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë për rastin e vrasjes të Arlinda Zekajt mbrëmë në Vitom...