Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Zjarrfikësit që shërbejnë në Portin e Durrësit kanë ngritur publikisht shqetësimin e tyre për mosrespektimin e të drejtave financiare, duke denoncuar vonesat dhe mungesën e pagesave që, sipas tyre, u takojnë me ligj. Ata theksojnë se ndihen të diskriminuar dhe të neglizhuar, pavarësisht rrezikut dhe përgjegjësisë së lartë që mbart puna e tyre.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës në port bëjnë me dije se, edhe pse prej më shumë se një viti ka hyrë në fuqi një Vendim i Këshillit të Ministrave për shtesë të pagës, ky vendim ende nuk është zbatuar. Ata shprehen se kjo situatë ka krijuar pakënaqësi dhe ndjenjë padrejtësie, duke i vendosur në një pozitë të pabarabartë krahasuar me kolegët e tyre në shërbime të tjera zjarrfikëse në vend.
Një tjetër problem i evidentuar lidhet me mosshlyerjen e orëve shtesë të punës. Zjarrfikësit raportojnë se nuk janë paguar për shërbimet e kryera jashtë territorit të portit, në raste emergjencash apo angazhimesh të posaçme, duke e konsideruar këtë si një shkelje të hapur të të drejtave të tyre.
Zjarrfikësit e Portit të Durrësit shprehen se nuk kanë përfituar shpërblimin e fundvitit, ndryshe nga zjarrfikësit e tjerë në vend. Ata theksojnë se kanë mbetur jashtë skemës pa asnjë sqarim zyrtar, duke e cilësuar këtë si një tjetër formë diskriminimi.
Në një prej zjarrfikësve shprehet: “Kisha një ankesë nëse mundeni ta postoni ju lutem. Punoj tek Porti i Durrësit si zjarrfikës, dhe nuk na kanë dhënë as shtesën e pagës që është bërë para një viti me VKM, dhe është në fletoren zyrtare, as orët shtesë që kemi dalë jashtë portit në shërbim. As shpërblim për këtë fundvit nuk na kanë dhënë! Të gjithë zjarrfikësit e tjerë kanë marrë, vetëm te porti jo. Nëse mundeni ta postoni dhe i kërkojmë institucioneve që të reagojnë. Faleminderit shumë!”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësis&...
Midis personave të arrestuar nga policia pas protestës mbrëmjen e shkuar të opozitës para Kryeministrisë, rezulton edhe një...
Policia e Veronës ka goditur një bandë të specializuar në vjedhje të shpejta në banesa, duke arrestuar katër shtetas shq...
Gjykata e Lezhës ka dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëv...
Në fund të nëntorit të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe kat...
Një aksident u regjistrua rreth orës 17:20, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në fshatin Sovjan, kur një automjet tip &...
Një Big Brother, më të famshmin në botë e konsideron gazetari Mentor Kikia, dosjen për hetimin e tenderave në Autoriteti...
Një organizatë kriminale shqipfolëse, e aftë për të menaxhuar trafikun e drogës nga distanca, duke koordinuar flukset e perso...
Banorët që preken nga projekti TID i janë rikthyer protestave. Paraditen e sotme ata kanë dalë përpara sheshit qendror të q...
Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, u paraqit sërish ditën e sotme pranë Prokurorisë s&eu...