Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn... Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
AKTUALITET

Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon më shumë dëmshpërblim për burgosjen

P
Piranjat13 November 2026, 16:24 · 2 min lexim
Artur Zoto i drejtohet Gjykatës së Lartë, kërkon më

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar rishikimin e vendimit për dëmshpërblimin e përfituar për periudhën që qëndroi në paraburgim, përpara se të shpallej i pafajshëm nga akuzat për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje.

Zoto kërkon që të rishikohet masa e kompensimit financiar, të cilën e konsideron të pamjaftueshme për kohën e kaluar në qeli. Ish-zyrtari u arrestua më 21 shkurt 2017, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e furnizimit me ushqime për institucionet e vuajtjes së dënimit.

Ai qëndroi në paraburgim deri më 19 shtator 2018, kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e shpalli të pafajshëm. Në shkallën e parë, Zoto ishte dënuar me 5 vite burg për korrupsion pasiv, ndërsa një prej provave kryesore në proces ishte dëshmia e ish-zëvendësit të tij, Iliaz Labi, i cili kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Labi kishte deklaruar se kishte marrë 2 milionë lekë nga bizneset pjesëmarrëse në tenderat e ushqimeve dhe se këto para ia kishte dorëzuar Zotos. Megjithatë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi pafajësinë e ish-drejtorit të Burgjeve.

Pas këtij vendimi, Zoto iu drejtua Gjykatës Administrative, duke kërkuar dëmshpërblim për periudhën e qëndrimit në paraburgim. Në shkurt të vitit 2019, gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e tij, duke i njohur një kompensim prej 1 milion e 725 mijë lekësh. Tashmë, përmes rekursit në Gjykatën e Lartë, ish-drejtori kërkon rishikimin e vendimit për vlerën e dëmshpërblimit të përfituar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.