Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje

BERAT/ Banorët në fshatin Moravë, dhjetëra herë të përmbytur dhe asnjëherë të dëmshpërblyer,t okat kanë ngelur të gjitha pa mbjellë. Banorët: Nuk do tja dijë asnjeri për ne, nuk kemi marrë asnjëherë dëmshpërblim. Me prodhimin e tokave ushqenim familjen, sot po mbijetojmë me lekët që marrin duke emigruar sezonalisht jashtë vendit, na duan vetëm kur ka zgjedhje".
Mbi 200 familje në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak në rrethin e Beratit,nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e tokave të tyre bujqësore,edhe pse janë përmbytur mbi pesë herë brenda një harku kohor prej dy vitesh. Fshati Moravë përbëhet përgjithësisht nga popullsi rome dhe tokat e tyre janë shumë pranë rrjedhës së lumit Osum.Kjo i bën këto toka të rrezikuara nga përmbytjet,për shkak edhe të mungesës së argjinaturës,kanaleve parësore apo pritave. Me dhjetëra ha tokë,të mbjellë me perimet e stinës,pemë ulliri apo drithëra i ka marrë lumi çdo vit dhe kjo ka bërë që shumica e banorëve të mos i mbjellin më nga frika, ndërsa ata pak banorë që i kanë mbjellë këtë vit lusin zotin mos të bjerë shi.
Banorët shprehen se,ata janë përmbytur me dhjetëra herë dhe në çdo përmbytje punonjësit e emergjencave civile kanë shkruar vetëm procesverbale por asnjëri prej tyre nuk ka marë dëmshpërblim. Ata pohojnë se,toka dhe të mbjellat janë e vetmja mënyrë jetese për ta,por edhe këto toka kanë dy vjet që nuk i mbjellin më,jo vetëm nga frika e përmbytjeve por edhe sepse tokat janë të mbuluara edhe sot nga gjana.
"Pas përmbytjeve që na kanë shkaktuar mjaft dëme ekonomike,ne jemi detyruar të largohemi jashtë vendit për të siguruar të ardhura për të ushqyer familjen pasi askush nuk i kthen sytë nga komuniteti jonë,për ne kujtohen vetëm kur ka votime. Përveç problemit të përmbytjeve ne kemi edhe problemin e ujërave të zeza që përhapen në të gjithë lagjen por,edhe kur vemi ankohemi na thërrasin Evgjit,na shpërfillin dhe na dëbojnë"-,shprehen banorët. Ata i bëjnë apel shtetit, që t’ju jap dëmshpërblimet e përmbytjeve dhe jo premtimet,pasi çdo vit të mbjellat e tyre i ka marrë lumi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

Telegrami i Mit’hat Frashërit për Fuat Dibrën në vitin 1919: “Kërkoni ndihmë amerikane” për Shqipërinë

Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare

"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit

Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel





