Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
POLITIKE

Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit...

P
Piranjat 7 November 2026, 20:28 · 2 min lexim
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij.

Ai garantoi se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga Partia Demokratike

Pjese nga fjala e Berishes 

Do të përshëndes përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë ata mijëra e mijëra studentë dhe qytetarë që sot me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekretet diktatoriale të padrinos, me të cilat ai synonte asgjësimin e revoltës studentore.

Kisha bindjen më të madhe se qytetarët, se studentët dhe studentet, qytetarët e Tiranës do t'u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do mund të gjejë mburojë, mbrojtje, mendoi se do mund të ndalojë protestën.

Jam këtu për të deklaruar se asnjë akt ligjor që vjen në kundërshtim me Kushtetutën, asnjë kufizim i lirive të garantuara nga Kushtetuta dhe Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut, asnjë formë gjendje e jashtëzakonshme nuk do të respektohet kurrë nga Partia Demokratike.

Por, si të faktuara, këto përpjekje dështuan me turp sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, pasi qytetarët, studentët u bashkuan në një dhe i dhanë përgjigjen më të merituar narkodiktatorit dhe regjimit të tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.