Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, Policia: Kemi identifikuar autorin!
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Në muret pranë institucioneve qeveritare në Tiranë janë shfaqur parulla të shkruara nga studentë që protestojnë ku...
Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protest&...
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës....
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ës...
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Ag...
Këtë të diel një dollar dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3...
Kryeministri Edi Rama ka rihapur edhe një herë mundësinë e dialogut me studentët, duke i ftuar në tryezën e diskutimeve p&eu...
Dashi Dita ju nxit të dilni nga rutina dhe të merrni iniciativa. Nëse jeni në një lidhje, kushtojini kohë krijimit të nj&eum...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira me...

Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme. Sipas Barometrit të Ballkanit 2025, 55% e të anketuarve në Shqipëri e konsiderojnë uljen e çmimit të energjisë prioritetin më të rëndësishëm, 12 pikë përqindjeje mbi mesataren prej 43% në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, 60% mbështesin investime më të mëdha në energjinë diellore, të erës apo hidroenergji, edhe nëse kjo do të sillte kosto më të larta të energjisë në afat të shkurtër.
Çmimi dominon qartë mbi alternativat e tjera kur shqiptarët pyeten se cili duhet të jetë prioriteti energjetik i vendit. Pas 55% që zgjedhin uljen e çmimeve, 23% vendosin si prioritet investimet në energjinë e rinovueshme, 12% sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit, 7% uljen e varësisë nga importet dhe 3% reduktimin e ndikimit mjedisor të prodhimit të energjisë.
Shqipëria është mbi mesataren rajonale për shqetësimin ndaj çmimit, por nuk është vendi ku ky prioritet është më i fortë. Në Kosovë, 76% e qytetarëve vendosin uljen e çmimeve në vend të parë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këtë e bëjnë 42%. Në Mal të Zi përqindja është 34%, në Serbi 28% dhe në Bosnjë-Hercegovinë vetëm 25%. Kjo e fundit është edhe përjashtimi në rajon, pasi atje investimi në burimet e rinovueshme, me 37%, renditet përpara uljes së çmimeve.
Megjithatë, shqetësimi për çmimin nuk përkthehet në kundërshtim ndaj investimeve të gjelbra. Gjashtë në dhjetë shqiptarë, ose 60%, thonë se do të mbështesnin investime më të mëdha në burimet e rinovueshme edhe nëse këto do të nënkuptonin çmime më të larta të energjisë në afat të shkurtër. Kundër shprehen 31%, ndërsa 9% nuk japin një qëndrim. Mesatarja e mbështetjes në Ballkanin Perëndimor është 63%.
Mbështetja shqiptare është kështu 3 pikë përqindjeje nën mesataren rajonale, por mbetet shumicë e qartë. Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi, ku 70% pranojnë më shumë investime në burimet e rinovueshme edhe me kosto më të larta afatshkurtra. Pas tij vijnë Bosnjë-Hercegovina me 64% dhe Kosova me 63%, ndërsa Shqipëria me 60% qëndron pak mbi Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, me nga 59%.
Po kështu, sipas raportit, Shqipëria merr notën mesatare 3.5 nga 5 për kënaqësinë me furnizimin, përfshirë besueshmërinë dhe përballueshmërinë e tij, rezultati më i lartë ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Kosova vlerësohet me 3.4, ndërsa Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me nga 3.3. Mali i Zi ka mesataren 3.2, ndërsa mesatarja e Ballkanin Perëndimor është 3.3.
Në Shqipëri, 42% deklarohen të kënaqur me furnizimin aktual me energji dhe 19% shumë të kënaqur, duke e çuar në 61% pjesën e përgjigjeve pozitive. Në anën tjetër, 8% janë shumë të pakënaqur dhe 15% të pakënaqur, ndërsa 18% mbajnë një qëndrim neutral./ekofin.al

Këtë të diel një dollar dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira me...
Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankart&...
Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në një...
Protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi u detyruan të largoheshin nga efektivët e ...
Dy punonjës të Policisë janë plagosur me thikë pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes për...
Avokati Plarent Ndreca ka denoncuar pengimin e takimeve me klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në paraburgimin e burgut të F...
Gjykata e Forlit në Itali ka konfirmuar arrestimin e Daniele Sartinit, 29-vjeçarit nga Longiano, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Denal...
Policia ka mësyrë protestuesit me gaz e ujë duke i larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ dhe Parku Rinia dhe protestu...
Autoritetet doganore kanë zbuluar 32 lëkura pitoni gjatë kontrollit të një ngarkese transporti ajror në aeroportin Leipzig/Halle....