BOTA

'Vdekje diktatorit!' Protestat s'ndalen, Khamenei kundërpërgjigjet ashpër! Trump e BE: Populli kërkon liri

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 23:03

'Vdekje diktatorit!' Protestat s'ndalen, Khamenei

Autoritetet iraniane sinjalizuan sot se mund të ashpërsojnë goditjen ndaj protestave më të mëdha antiqeveritare të viteve të fundit. Garda Revolucionare fajësoi për trazirat “terroristët” dhe u zotua se do të mbrojë sistemin qeverisës.

Nga ana tjetër presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ditët e fundit ka kërcënuar vazhdimisht me ndërhyrje, shkroi sot në rrjetet sociale: “Irani po kërkon LIRINË, ndoshta si kurrë më parë. SHBA është gati të ndihmojë!!!”

Ndërkohë janë raportuar episode të reja dhune në mbarë Iranin, megjithëse bllokimi i internetit e bëri të vështirë për të përcaktuar shkallën e trazirave. Gjatë mbrëmjes së sotme, video të reja të publikuara në internet tregojnë protesta të reja në disa lagje të kryeqytetit Teheran dhe në disa qytete të tjera, përfshirë Rashtin në veri, Tabrizin në veriperëndim, dhe Shirazin e Kermanin në jug. Reuters nuk arriti t’i verifikojë menjëherë pamjet më të fundit. Djali në ekzil i shahut të fundit të Iranit, i cili është shfaqur si një zë i rëndësishëm në opozitën e fragmentuar, bëri thirrjen e tij më të fortë deri tani që protestat të shndërrohen në një revoltë për rrëzimin e sundimtarëve klerikë.

Mediat shtetërore njoftuan se një ndërtesë bashkiake u dogj në Karaj, në perëndim të Teheranit, dhe fajësuan protestuesit. Televizioni shtetëror transmetoi pamje nga funeralet e pjesëtarëve të forcave të sigurisë, për të cilët tha se u vranë gjatë protestave në qytetet Shiraz, Qom dhe Hamedan. Pamje të publikuara të premten në rrjetet sociale tregonin turma të mëdha të mbledhura në Teheran dhe zjarre të ndezura në rrugë. Në një video të verifikuar nga Reuters, që shfaq një protestë gjatë natës në lagjen Saadatabad të Teheranit, ku dëgjohet një burrë duke thënë se turma kishte marrë nën kontroll zonën.

“Turma po vjen!. ‘Vdekje diktatorit’, ‘Vdekje Khameneit’,” thotë ai, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, shkruan Reuters. 

Vrasjet

Agjencia amerikane e lajmeve Human Rights Activists News Agency (HRANA), e konsideruar një burim i besueshëm për zhvillimet në Iran, pohon se numri i viktimave nga protestat në vend, ditët e fundit, ka shkuar në 65. Kjo vlerësohet si një shifër minimale, pasi HRANA llogarit vetëm viktimat e identifikuara. Shumica e të vrarëve janë raportuar jashtë kryeqytetit Teheran, në provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Ilam, Kermanshah dhe Fars. Sipas HRANA-s, janë arrestuar 2.311 persona. Niveli i alarmit i vendosur nga “Udhëheqësi Suprem” Ali Khamenei, sipas disa zyrtarëve të Republikës Islamike që kanë folur për të përditshmen britanike Telegraph, është madje më i lartë se në qershor, kur vendi ishte në luftë me Izraelin.

Megjithatë, raportime të tjera janë edhe më dramatike. Për shembull, për revistën Time, një mjek flet për 217 protestues të vrarë vetëm në Teheran: shifra i referohet gjashtë spitaleve të kryeqytetit, të mbipopulluara me të plagosur dhe viktima që prej momentit kur autoritetet iraniane nisën shtypjen e protestave, duke hapur zjarr ndaj demonstruesve.

BE qëndron pranë popullit që kërkon liri

Ndërkohë dhe Bashkimi Europian ka shprehur mbështetje të hapur për protestuesit në Iran, duke u rreshtuar në krah të atyre që “po kërkojnë liri”. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se “rrugët e Teheranit, ashtu si edhe qytetet në mbarë botën, po jehojnë nga hapat e grave dhe burrave iranianë që kërkojnë liri: lirinë për të folur, për t’u mbledhur, për të udhëtuar dhe mbi të gjitha për të jetuar të lirë”.

Duke dënuar ashpër shtypjen e dhunshme të protestave ajo theksoi se ata që po dhunojnë protestuesit “do të kujtohen në anën e gabuar të historisë”. Von der Leyen bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të arrestuar, rikthimin e plotë të aksesit në internet dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, duke nënvizuar se Bashkimi Europian qëndron “plotësisht” në krah të popullit iranian.

Protestat janë përhapur në mbarë Iranin që prej 28 dhjetorit, fillimisht si reagim ndaj rritjes së fortë të inflacionit, për t’u shndërruar shpejt në protesta politike, me kërkesa për t’i dhënë fund sundimit klerikal. Autoritetet akuzojnë SHBA-në dhe Izraelin se po nxisin trazirat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?