Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Vdekja e njërit prej trafikantëve më të kërkuar në botë, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ka tronditur Meksikën dhe ka lënë pas një vakum pushteti në krye të kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generacion (CJNG).
Por ndërsa lideri 59-vjeçar u vra nga forcat federale në shtetin e Jalisco-s, perandoria e tij me vlerë disa miliarda dollarë mbetet e paprekur dhe sytë tani janë kthyer drejt gruas dhe familjes së tij.
“La Jefa” në qendër të stuhisë
Në botën e dhunshme dhe të dominuar nga meshkujt të karteleve meksikane, ajo njihet si “La Jefa” – Shefja. Rosalinda González Valencia, 63 vjeçe, u martua me Oseguera-s në vitin 1996 dhe konsiderohet nga autoritetet si pjesë kyçe e strukturës financiare të kartelit.
Sipas qeverisë meksikane, arrestimi i saj në vitin 2021 përbënte “një goditje të rëndësishme ndaj strukturës financiare të krimit të organizuar”. Ajo u dënua me pesë vite burg për pastrim parash dhe u lirua vitin e kaluar për sjellje të mirë. Që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet e panjohur.
Ish-zyrtarë amerikanë të luftës kundër drogës e kanë përshkruar si “narco queen”, duke theksuar se ajo kishte akses në informacionin dhe rrjetin financiar të bashkëshortit të saj.
Megjithëse në botën e karteleve trashëgimia zakonisht kalon tek figura mashkullore, disa analistë nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të përpiqet të marrë drejtimin, një skenar që kujton serialin Griselda apo filmin Traffic.
Fëmijët e përfshirë në rrjetin vrastar
Familja e “El Mencho” ka qenë prej kohësh në shënjestër të autoriteteve amerikane. Vajza e tij, Jessica Johanna Oseguera González, e njohur si “La Negra”, u arrestua në SHBA në vitin 2020 dhe u dënua me 30 muaj burg për pastrim parash. Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ajo menaxhonte disa biznese të sanksionuara, përfshirë kompani sushi dhe një markë tekile.
Ndërkohë, djali i tij, Rubén Oseguera González, i njohur si “El Menchito”, u ekstradua në SHBA dhe u dënua me burgim të përjetshëm, si dhe me konfiskim të mbi 6 miliardë dollarëve. Ai konsiderohej numri dy i Kartelit dhe përgjegjës për trafikimin e dhjetëra tonëve kokainë.
Një kartel global me reputacion brutal
Nën drejtimin e “El Mencho”, CJNG u shndërrua në një nga organizatat më të fuqishme dhe më të dhunshme kriminale në Meksikë. Ai u bë i njohur për sulme të hapura ndaj forcave të sigurisë, përfshirë rrëzimin e një helikopteri ushtarak në vitin 2015 dhe atentate ndaj zyrtarëve të lartë.
Karteli ka shtrirë rrjetin e tij në pesë kontinente, duke trafikuar qindra tonë kokainë, metamfetaminë dhe fentanil drejt SHBA dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare.
Pas vrasjes së liderit të tij, Meksika u përfshi nga një valë dhune, automjete të djegura, aeroporte të bllokuara dhe përplasje të armatosura në disa shtete. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se operacioni kundër kartelit ishte pjesë e një strategjie më të gjerë për të rikthyer kontrollin e shtetit ndaj organizatave kriminale.
Kush do ta marrë drejtimin?
Ekspertët e sigurisë besojnë se trashëgimia e pushtetit në kartel zakonisht kalon tek një figurë e afërt familjare për të shmangur luftën e brendshme. Një nga emrat më të përmendur është njerku i “El Mencho”, Juan Carlos Valencia González.
Megjithatë, nëse drejtuesit e lartë të organizatës nuk arrijnë një marrëveshje, ekziston rreziku i një lufte të brendshme për pushtet, që mund të përshkallëzojë edhe më tej dhunën në vend.
CJNG mbetet një organizatë me strukturë piramidale, ku “El Mencho” ushtronte komandë të padiskutueshme. Me largimin e tij, e ardhmja e një prej perandorive më të fuqishme të drogës në botë mbetet e pasigurt, por një gjë është e qartë: dinastia e tij nuk ka rënë ende.
Iraku ka transferuar 5,700 të burgosur të ISIS-it nga burgjet e mbajtura nga kurdët në verilindje të Sirisë (Rojava) në nj&eu...
Për fat të mirë për shoferin, të shtunën, më 21 shkurt, një grup gjuetarësh që ishin në zonë pë...
Ushtarët rusë kanë përshkruar trajtime barbare nga komandantët e tyre, duke filluar nga ekzekutime masive deri te misione të s&eum...
Shtetasve britanikë me shtetësi të dyfishtë që nuk kanë pasaportë britanike mund t'u ndalohet hyrja në Mbretërin&eu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte theksoi sot nevojën për mbështetje të qëndrueshme dhe të shtuar për Ukr...
Ndryshimet gjenetike që shkaktojnë kancer te macet shtëpiake janë shumë të ngjashme me ato që shkaktojnë kancer te njer&...
Në stacionin Termini të Romës, ku policia hekurudhore dhe karabinierët supozohet të sigurojnë sigurinë e pasagjerëve dhe...
Mario Mërkuri, babai i 20-vjeçarit shqiptar Rikardo Mërkuri, i cili dhunoi brutalisht nënën e tij në Itali dhe më pas u mby...
Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Donald Trumpit të vizitojë Kievin, në një video-adresim në përvjetorin e katër...
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për gazetarët në Uashington ...