Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KORE- Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” mbërriti në portin e qytetit koreano jugor, Busan të dielën në një demonstrim force ndaj Koresë së Veriut, njoftoi marina e Koresë së Jugut. Kjo është aeroplanmbajtësja e parë amerikane që arrin në një port të Koresë së Jugut, që nga fillimi i mandatit të dytë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në janar.
Vizita është pjesë e përkushtimit ‘të hekurt’ të Shteteve të Bashkuara për të treguar gatishmërinë e aleancës ushtarake mes Seulit dhe Uashingtonit kundër Koresë së Veriut, sipas marinës së Seulit. Aeroplanmbajtësja me energji bërthamore është pjesë e grupit luftarak “Carrier Strike Group One”, që përfshin edhe anijet luftarake “USS Princeton” dhe “USS Sterett”.
“Është e qartë se prania jonë këtu në Busan tregon aleancën e fortë mes Republikës së Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara dhe mundësinë tonë për të trajnuar dhe vepruar së bashku me aleatët tanë”, tha të hënën Michael S. Wosje komandanti i grupit luftarak.
“Çdo mundësi që kemi për të lundruar së bashku dhe për të fluturuar së bashku na bën më të fortë”, shtoi komandanti Wosje ndërsa fliste për mediat.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, mbikëqyri muajin e kaluar një lëshim testues të raketave nga anijet dhe urdhëroi gjendjen e gatishmërisë së plotë për të përdorur armët bërthamore, sipas mediave shtetërore.
Kjo shënon herën e parë që një aeroplanmbajtëse amerikane ka shkuar në Kore të Jugut që nga qershori, kur aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërriti në Busan për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
Aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson” vizitoi për herë të fundit Busanin në nëntor të vitit 2023.
Pheniani rregullisht ka dënuar vendosjen e mjeteve të tilla ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut. Presidenti Trump mbajti një takim të paprecedentë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim gjatë mandatit të tij të parë.
Presidenti amerikan ka thënë se do të kontaktojë përsëri homologun koreano-verior Kim, megjithëse media shtetërore e Koresë komuniste nuk e ka komentuar këtë sugjerim dhe ka vazhduar të dënojë atë që e sheh si kërcënim të madh për sigurinë të paraqitur nga Uashingtoni dhe aleatët e tij./VOA
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar rëndësinë e krijimit të një diplomacie përmbajtësore p&eu...
KOSOVË- Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për "spiunazh"...
BOLIVIA- Të paktën 25 persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh ra në një luginë 500 m...
GJERMANI- Paniku përfshiu Manheim, Gjermani, kur një makinë u përplas me një turmë njerëzish, duke vrarë...
BARCELONË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Barcelonë, ku si pasojë rreth 50 persona mbetën t&eum...
GJERMANI- Pamje të rënda janë publikaur nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë të hënë në Mahneim të Gjer...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sërish me tone të ashpra homologut të tij ukrainas, Volodymyr Ze...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në Presidencë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, A...
LONDËR- Udhëheqësit evropianë u takuan në Londër të dielën për të diskutuar luftën Ukrainë-Rusi. S...
MEKSIKË- Ndërsa disa i janë rikthyer kërcimit në rrugë, jeta e banorëve të tjerë të prekur nga dhuna e karte...