
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Egjiptin, ku një autobus turistik është përplasur me një kamion në perëndim të Kajros, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 34 të tjerëve. Aksidenti ndodhi në një autostradë që lidh Kajron me Assiutin, pranë Gizës. Të plagosurit janë transportuar në një spital në Giza, ku po marrin trajtim mjekësor.
Pas aksidentit, autoritetet kanë evakuuar autostradën. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë përmasat e rënda të përplasjes, me autobusin e shkatërruar dhe të ndarë në dy pjesë, ndërsa sediljet dhe sendet personale të pasagjerëve janë shpërndarë në asfalt. Aksidentet rrugore janë një problem i përsëritur në Egjipt. Mes faktorëve që lidhen me to janë drejtimi i pakujdesshëm i automjeteve, mirëmbajtja e dobët e mjeteve dhe mangësitë në zbatimin e rregullave të trafikut.
Sipas Autoritetit Qendror për Mobilizimin Publik dhe Statistikat në Egjipt, vitin e kaluar rreth 6 mijë persona humbën jetën në aksidente rrugore në të gjithë vendin. Edhe muajt e fundit janë regjistruar aksidente të rënda. Muajin e kaluar, 22 persona, mes tyre 10 turistë jordanezë, humbën jetën në një aksident në Sinai. Ndërsa në gusht, të paktën 18 persona, shumë prej tyre fëmijë, vdiqën në veri të Egjiptit, pasi u përplasën dy kamionë që transportonin punëtorë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Tetor08:16
Axios: Hegseth dhe Netanyahu zhvillojnë bisedime sekrete
Sekretari i Luftës i SHBA-së, Pete Hegseth, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Izrael për bisedime me ...
BOTA
21 Tetor08:15
Vrau dentistin pasi iu refuzua vizita pa takim, 30-vjeçari amerikan vritet në përplasjen me policinë në Meksikë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin Sonora në Meksikë, ku një 30-vjeçar me origjinë amerikane, i dyshuar pë...
BOTA
20 Tetor23:50
Trump përplaset me gazetaren: Shhh, qetësi, çfarë ke, a je e sëmurë?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj një gazetareje, duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar të heshtë gjat&eum...
BOTA
20 Tetor23:09
Ndodh në Itali! Themelohet "Lëvizja 17 Tetori" nga protestat, organizatë politike pa kryetar, pa seli dhe pa anëtarësi formale
Lëvizja e të rinjve në Itali që doli në rrugë më 17 tetor po merr formë edhe jashtë protestave. E quajtur “L&...
BOTA
20 Tetor22:23
Policia portugeze largon kampet e protestuesve dhe arreston 55 persona
Policia portugeze ndërhyri sot paradite në Lisbonë dhe Porto, duke çmontuar kampet e protestuesve që kundërshtojnë për...
BOTA
20 Tetor22:11
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët
Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët kur udhëtimi i tyre ndërpritet.
Udhëtarët n...
BOTA
20 Tetor21:38
Senatorët amerikanë kërkojnë zgjedhje të lira në Serbi
Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u bëri thirrje të martën autoriteteve në Serbi që të sigurojnë kushte ...
BOTA
20 Tetor20:54
Itali dhe Francë, mësuesit në krah të të rinjve: Kordon njerëzor përballë policisë në mbrojtje të studentëve
Ndërsa protestat e të rinjve kanë përfshirë qytete të Italisë dhe Francës, një pjesë e mësuesve dhe p&eum...
BOTA
20 Tetor19:53
Italia rrezikon të mbetet pa makarona
Prodhimi i makaronave në Itali po përballet me probleme serioze, ndërsa shoferët e kamionëve në jug të vendit protestojnë...
BOTA
20 Tetor19:31
Protestat studentore përhapen edhe në Athinë, ngrihen tenda në sheshin “Syntagma”. Grevë në të gjithë vendin
Sheshi "Syntagma" i ngjan një kampingu të vogël që nga fillimi i pasdites së së martë, ndërsa studentët ngritë...