BOTA

Analiza: Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

e. d Përditësimi i fundit 14 Maj 2025, 08:47

Analiza: Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kinajanë dakorduar të hënën për heqjen e pjesshme të tarifave, që kanë trazuar tregjet financiare. Të dyja palët ranë dakord të ulintarifatndaj njëra-tjetrës për mallrat duke filluar nga e mërkura, për 90 ditët e ardhshme.

Vendimi erdhi pas bisedimeve serioze në Gjenevë gjatë fundjavës mbi të ashtuquajturat tarifa reciproke të presidentit të SHBA-së Donald Trump. Tarifat kishin për qëllim të lehtësonin çekuilibrin tregtar të SHBA-së, por ato e kanë shtyrë Pekinin të hakmerret me kundërmasa të ngjashme.

Deri të hënën, Kina ishte i vetmi vend që Trump ka refuzuar të japë një pauzë në vendosjen e tarifave.

Çfarë dihet deri tani?

Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së Jamieson Greer dhe Sekretari i Thesarit Scott Besant njoftuan uljen e tarifave në një konferencë për shtyp në Gjenevë të hënën në mëngjes.

Greer tha se SHBA-të do të ulnin tarifat për mallrat kineze nga 145 për qind në 30 për qind. Në këmbim,Kina do të ulë tarifat e saj për importet amerikane nga 125% në 10%.

Tarifat më të ulëta do të mbeten në fuqi për 90 ditë, për të lehtësuar tensionet dhe për të lejuar negociata të mëtejshme.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se bisedimet kanë çuar në "përparim të konsiderueshëm" në zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Kina dhe SHBA-të po ecin përpara "në frymën e besimit të ndërsjellë, komunikimit të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë".

Ministria e Tregtisë e Kinës më vonë tha se ulja e tarifave është "në përputhje me pritjet e prodhuesve dhe konsumatorëve në të dy vendet, si dhe me interesat e të dy vendeve dhe interesat e përbashkëta të botës".

Pekini i bëri thirrje SHBA-ve që "të marrin këto bisedime si bazë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kinën dhe të korrigjojnë plotësisht praktikën e gabuar të rritjes së njëanshme të tarifave..."

NjoftimiSHBA-Kinë solli reagime pozitive në tregjet financiare globale. Indekset e aksioneve aziatike por edhe në rajone të tjera u rritën. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut u rrit me 3 për qind, ndërsa Indeksi i Shangait fitoi gati 1 për qind. Në SHBA, aksionet e S&P 500 u rritën me gati 3 për qind, ndërsa Nasdaq u rrit me gati 4 për qind.

Dollari amerikan u forcua në nivelin më të lartë njëmujor kundrejt euros dhe jenit. Investitorët shprehën optimizëm për zhvilimet. Besant zbuloi se bisedimet ishin duke u zhvilluar me 18 partnerë kryesorë tregtarë amerikanë dhe tha se disa kanë propozuar "marrëveshje shumë premtuese". Tregjet po rimëkëmben nga kaosi fillestar i shkaktuar nga tarifat e gjera reciproke të Trump, të cilat çuan në një shitje të aksioneve dhe dollarit amerikan.

Tarifat e larta të importit kanë ndërprerë tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha në botë, duke rritur kostot për importuesit dhe duke nxitur frikën e inflacionit të ripërtërirë.

Çfarë mendojnë investitorët?

Tai Hui, strateg kryesor i tregut për Azi-Paqësorin në firmën e investimeve JP Morgan Asset Management, tha se uljet e tarifave ishin "më të mëdha se sa pritej", një shenjë se të dyja palët besojnë se negociatat janë një mundësi e mirë për zgjidhjen e luftës tregtare.

"Periudha 90-ditore mund të mos jetë e mjaftueshme që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje të detajuar, por ajo mban presionin mbi procesin e negociatave", tha Tai në një shënim për klientët.

Deutsche Bank shkoi edhe më tej, duke thënë se uljet ishin "më të mira se sa pritej në mars", në kohën kur Trump kërcënonte të rriste tarifat për pjesën tjetër të botës. Dan Ives, drejtor menaxhues dhe kreu global i kërkimit teknologjik në firmën e shërbimeve financiare Wedbush Securities, pret që uljet e tarifave "ndoshta do të heqin rrezikun nga recesioni për momentin". Ives parashikon nivele të reja maksimale për aksionet amerikane, veçanërisht kompanitë e teknologjisë.

Stuart Rumble, kreu i menaxhimit të investimeve Azi-Paqësor në Fidelity International, tha se vonesa "duhet të ndihmojë në rivendosjen e besimit" në tregjet financiare, por ai vuri në dukje se uljet e tarifave janë të kufizuara në kohë.

Uljet 90-ditore të tarifave ofrojnë një dritare për negociatorët për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për luftën tregtare. Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu një mekanizëm për bisedimet, të cilat do të drejtohen nga zëvendëskryeministri kinez He Lifeng dhe përfaqësuesit amerikanë Besant dhe Greer. Bisedimet do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Kinë ose në një vend të tretë neutral.

Besant tha se SHBA-të po kërkojnë një "ribalancim strategjik" për të zvogëluar varësinë e tyre nga Kina, kryesisht në pesë ose gjashtë degët kryesore të industrisë, duke përfshirë farmaceutikën dhe çelikun. "Asnjëra palë nuk dëshiron ndarje. Ne duam tregti më të ekuilibruar."

Si rezultat i tarifave të reduktuara, eksportuesit në të dy vendet tani mund të planifikojnë më mirë punët. Tarifat kanë ulur numrin e kontejnerëve që transportojnë mallra nga Kina në SHBA deri në 60 për qind.

Pasiguria mbi tarifat e Trumpit ka rritur rrezikun e një recesioni në SHBA por edhe në përmasa globale, si dhe rritjen e inflacionit dhe falimentimet e firmave. Ndërsa pauza e zbut tani këtë rrezik.

Fqinjët e Kinës, përfshirë Vietnamin, Kamboxhian dhe Indonezinë, duan po ashtu të arrijnë marrëveshje tregtare me Uashingtonin, të cilat potencialisht mund të dëmtojnë eksportet e ardhshme kineze. Pekini i ka paralajmëruar vendet aziatike të mos bëjnë asgjë që bie ndesh me interesat e saj, sepse kjo mund të ndërlikojë marrëveshjet e mëtejshme./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë