BOTA

Anketimi: Votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 21:09
Anketimi: Votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për
Foto ilustruese

SHBA- Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish-presidentin, në një dyluftim politik.

Sipas anketimit të realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40 për qind e votuesve thonë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike. Po i njejti numër, 40%, mendon të njejtën gjë për Nënpresidenten Harris. Këto të dhëna janë një sinjal paralajmërues për Trump, i cili është përpjekur ta lidhë zonjën Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden. Anketa sugjeron se zonja Harris mund t’i shpëtojë peshës së pakënaqësive lidhur me ekonominë, duke ngushtur garën në atë që deri tani ka qenë një nga avantazhet kryesore të zotit Trump.

Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Presidentin Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, gjente se rreth 60 pëpr qind amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.

Anketa e fundit tregoi se ekonomia është një nga çështjet më të rëndësishme për rreth 80 për qind të votuesve, duke lënë mënjanë çështjet e tjera kryesore si kujdesi shëndetësor dhe krimi.

Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti. Konsumatorët janë të zemërmuar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë patur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2 për qind dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.

Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve thonë se gjendja e ekonomisë kombëtare është disi ose shumë e mirë, megjithëse ata janë më optimistë për situatën e tyre, me rreth 60 për qind që thonë se financat e familjes së tyre janë disi ose shumë mirë. Të dhënat për këto tregues nuk kanë ndryshuar përgjatë këtij viti, pavarësisht rënies së inflacionit.

Kandidatët kanë ide të kundërta se cila është rruga më e mirë për të përmirësuar ekonominë, por nuk kanë shpejguar plotësisht se si do të zbatoheshin planet e tyre.

Ish-presidenti Trump sugjeron se rritja ekonomike do të vinte nga ulja e taksave për korporatat dhe të pasurit, duke çuar në shtim të investimeve, ndërsa një tarifë prej 20 për qind për mallrat e importit do të nxiste investimet për ndërtimin e fabrikave në SHBA.

Zonja Harris ka bërë fushatë për më shumë përfitime për klasën e mesme, që do të kenë si burim rritjen e taksave për korporatat dhe të pasurit. Ajo ka paralajmpruar se tarifat e propozuara nga zoti Trump do të çojnë në rritje të çmimeve.

Po ashtu, sondazhi tregon se për më shumë se gjysmën e votuesve kujdesi shëndetësor ishte një shqetësim kryesor, ndërsa afërsisht gjysma thanë se përparësi kishin problemet me krimin, emigracionin, politikat rreth abortit dhe mbajtjes së armëve. Vetëm rreth një e treta i renditi ndryshimet klimatike si një çështje kryesore ndërsa rreth një e katërta u shprehën kështu lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Sondazhi me 1771 votues të regjistruar u zhvillua nga 12-16 shtatori./ VOA

shba trump kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë