Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Vëllai i Mbretit Charles, Andrew, u arrestua në rezidencën e tij në pronën mbretërore të Sandringham Estate, u shoqërua në komisariat, u fotografua dhe iu morën shenjat e gishtërinjve. Vetëm pak ditë më parë ai banonte ende në Royal Lodge, një rezidencë luksoze me tridhjetë dhoma në Windsor Great Park.
Disa javë më herët, si “Princi” Andrew, ai kishte publikuar një deklaratë përmes Pallatit, duke shpallur përkushtimin e tij ndaj detyrës dhe pafajësinë e tij. Vetëm pak muaj më parë, ishte fotografuar në shkallët e Westminster Abbey, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, në funeralin e Dukeshës së Kentit.
Për vite me radhë, pas largimit nga posti i të dërguarit tregtar në vitin 2011, ai përdori Buckingham Palace si sfond për nismën e tij investuese Pitch@Palace. Për më shumë se gjashtë dekada, ai ishte pjesë e asaj që i ati, Princi Philip, e quante “biznesi familjar”.
Pas zhvillimeve të fundit, pak kush do ta kishte zili sot pozicionin e Mbretit Charles III. Mbështetësit e tij theksojnë se ai ka ndërmarrë tashmë hapa të paprecedentë: heqjen e titujve dhe të rezidencës nga i vëllai, angazhimin për bashkëpunim të plotë me autoritetet dhe reagimin e menjëhershëm pas arrestimit të Andrew Mountbatten-Windsor.
Në deklaratën e publikuar disa orë pas arrestimit nuk pati asnjë referencë për lidhjet e gjakut. Mbreti foli për “shqetësim të thellë” lidhur me “dyshime për shkelje në detyrë publike” dhe siguroi se autoritetet “kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të pakushtëzuar”.
Për mbrojtësit e tij, kjo është një shenjë e qartë se Mbreti vendosi detyrën ndaj Kurorës mbi besnikërinë familjare. Biografi dhe miku i Mbretit, Jonathan Dimbleby, deklaroi publikisht se duhet bërë dallim mes Familjes Mbretërore dhe institucionit të monarkisë, duke theksuar se arrestimi nuk e dëmton domosdoshmërisht vetë institucionin.
Megjithatë, ky dallim thelbësor për Pallatin, nuk perceptohet nga një pjesë e madhe e opinionit publik. Në sytë e shumëkujt, Pallati, Familja dhe monarkia përbëjnë “një dhe të njëjtën gjë”. Ideja se bëhet fjalë për një “çështje private” vështirë se bind, pasi Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Princi Andrew, mbetet në linjën e trashëgimisë. Gjakut mbretëror është thelbi i një monarkie trashëgimore.
Edhe nëse do të ishte thjesht një qytetar privat, marrëdhënia e tij e gjatë me Familjen Mbretërore dhe Pallatin do të mjaftonte për ta përfshirë institucionin në këtë përplasje. Ende mbetet e paqartë se çfarë mund të sjellë “bashkëpunimi i pakushtëzuar” me hetimet, që Mbreti ka premtuar.
Monarkia është një institucion i vazhdimësisë, ajo mban peshën e së shkuarës dhe njëkohësisht duhet t’u përgjigjet kërkesave të së tashmes. Mbështetësit e Mbretit këmbëngulin se ai veproi me shpejtësi dhe vendosmëri. Kritikët, përkundrazi, do të pyesin pse nuk pati ndërhyrje më të hershme, pse nuk u tregua vigjilencë më e madhe kur akuzat shtoheshin dhe në çfarë momenti ndryshoi saktësisht qëndrimi ndaj ish-princit.
Tensioni i ditës së djeshme mund të zbehet. Dëmi, megjithatë, tashmë është bërë. Pyetja që mbetet për Pallatin, Familjen Mbretërore dhe Kurorën është një: Deri ku mund të thellohet më tej kjo krizë?
Ndërsa udhëtimet globale po shkojnë drejt rritjes pa ndalim, destinacionet turistike po testojnë masa të diskutueshme për të...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi në Truth Social se do të publikohen dosje qeveritare mbi jetën aliene, fenomene aj...
Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI), i zhvilluar nga një kompani kineze, ka tronditur Hollywood-in këtë javë, kjo p&...
Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia, pasi e dashura e tij vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitj...
Një avion luftarak i Forcave Ajrore të Iran është rrëzuar në pjesën perëndimore të vendit, duke shkaktuar humbjen...
Papa Leone XIV, në takimin me dyer të mbyllura me priftërinjtë romakë, theksoi nevojën për të mbështetur të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se beson se kërcënimi i presionit ushtarak mund ta detyrojë Iranin të n...
“Zgjidhja e çështjes themelore territoriale të Ukrainës është ende shumë larg.” Kryeministrja italiane Giorg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjatur për një vit një numër sanksionesh të vendosura më parë në lidhje m...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump akuzoi të enjten (19 shkurt) ish-Presidentin Barack Obama për zbulimin e informacionit të klasifikuar kur ...