Mali i Olimpit në Greqi hyn në UNESCO, shtohen dhe plazhet “shpëtimtare” të Francës
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Mali i Olimpit në Greqi dhe plazhet e zbarkimit të aleatëve në Francën Veriore gjatë Luftës së Dytë Botërore...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konstatoi më 25 nëntor tha se ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk ka deklaruar një pjesë të pasurisë së tij të luajtshme – koleksionin e orëve të dorës që zotëron, me vlerë rreth 200.000 eurosh.
Siç thuhet në raport, Agjencia ka analizuar fotografi të publikuara nga disa media malazeze, të bëra gjatë paraqitjeve të ndryshme publike të Gjukanoviqit ndër vite, teksa ai ushtronte funksionin e presidentit ose kryeministrit të Malit të Zi.
Fotografitë përfshinin edhe orë dore nga shtatë marka, secila nga to, sipas ekspertëve të provave digjitale, vlerësohet se kushtojë mes 8.000 dhe 59.000 euro.
Ekspertët e provave digjitale dhe të fushës ekonomiko-financiare analizuan fotografi në të cilat Gjukanoviq mban në dorë orët “Franck Muller”, “Cartier Pasha”, “Brequet Tourbilion”, “Roger Dubuis Excalibur”, “Rolex”, “Patek Philippe” dhe “Cartier Moonphase”.
“Agjencia, në procedurën e provave, ka konstatuar se fotografitë ku paraqitet ish-funksionari publik Millo Gjukanoviq me këto orë në dorë janë autentike dhe se ato nuk janë deklaruar në asnjërin nga raportet e cekura mbi të ardhurat dhe pasurinë si pronë sa i përket pasurisë së luajtshme”, thuhet në arsyetim.
Në përgjigjen e vitit 2021, Gjukanoviq ka deklaruar se pretendimet për “orë me vlerë marramendëse janë sensacionalizëm dashakeq”.
Ai ka theksuar gjithashtu se një pjesë të orëve nuk i ka pasur kurrë në pronësi, ndërsa orën “Brequet Tourbilion” e zotëron “që nga vitet ’90 si dhuratë nga një person i afërt, para se të merrja funksion publik”.
Agjencia në vendimin e saj ka deklaruar se nuk e pranoi arsyetimin e Gjukanoviqit.
“Agjencia nuk ka pranuar pretendimin e pakonfirmuar se njëra nga orët është dhuratë nga një periudhë e mëhershme, pasi kjo nuk është mbështetur me asnjë provë, dhe sipas ekspertëve të provave digjitale, një model i tillë i orës nuk ekziston”.
Millo Gjukanoviq ka ushtruar funksionet më të larta shtetërore në Mal të Zi që nga fillimi i viteve ’90.
Partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve, ka udhëhequr të gjitha qeveritë deri në vitin 2020, kur humbi pushtetin ndaj një koalicioni të përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja Ura.
Gjukanoviq e përfundoi mandatin e tij presidencial në vitin 2023, kur u mund nga presidenti aktual, Jakov Millatoviq.
Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë Zyrës së ish-presidentit duke kërkuar koment mbi vendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk ka marrë përgjigje.
Gjukanoviq mund të nisë procedurë administrative kundër vendimit të Agjencisë brenda 20 ditësh.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati të ecë përpara me kornizën e marrëveshjes së ...
Agjentët doganorë amerikanë kanë sekuestruar një sasi të madhe droge me vlerë mbi 10 milionë dollarë, e fshehur bre...
Një zyrtar amerikan ka konfirmuar për ABC News se një delegacion ukrainas ka rënë dakord me Shtetet e Bashkuara mbi kushtet e një ...
Një grua 20-vjeçare u sulmua dhe u përdhunua natën e 25 tetorit në parkun Tor Tre Teste, në periferi lindore të Romës....
Dy burra dhe dy gra nga rajoni i Parisit janë arrestuar në lidhje me vjedhjen në Luvër muajin e kaluar, thanë prokurorët. Kat&e...
Ukraina thuhet se ka rënë dakord me elementët bazë të propozimit për paqe që ka paraqitur administrata Trump, ndërsa d...
Rusia ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili u shpreh se Evropa ka të drejtë të disponoj&eu...
Një grabitje e dhunshme ka tronditur zonën e Nimes në Francën jugore, ku tre persona të armatosur hynë me forcë në sht...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për përcaktimin e Vëllazëris&e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë t&eum...