BOTA

"Avokatëve të tij nuk u është lejuar që ta vizitojnë”, kritiku i Kremlinit transferohet në spitalin e burgut

M.B. Përditësimi i fundit 5 Korrik 2024, 18:28
"Avokatëve të tij nuk u është lejuar që ta
Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza. Fotografi nga arkivi.

RUSIA- Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, është transferuar në një spital të burgjeve dhe avokatëve të tij u është ndaluar që të kenë kontakt me të për dy ditë, tha gruaja e tij më 5 korrik, duke shprehur frikën për fatin e disidentit. Kara-Murza, 42-vjeç, po shërben 25 vjet burgim për tradhti dhe akuza të tjera. Ky është një nga dënimet më të ashpra që Moska ka shqiptuar ndaj ndonjë kundërshtari të presidentit rus, Vladimir Putin.

I helmuar dy herë, në ato që ai i cilëson si tentim vrasje nga shërbimet ruse të sigurisë, shqetësimet janë rritur për shëndetin e Kara-Murzës, që nga vdekja e liderit opozitar, Aleksei Navalyn, në një burg në Arktik në shkurt.

“Vladimir Kara-Murza është transferuar në spitalin e burgut. Avokatëve të tij nuk u është lejuar që ta vizitojnë”, tha Evgenia Kara-Murza përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk ka informacione për gjendjen e tij.

Ajo tha se burri i saj u transferua nga burgu i sigurisë së lartë IK-6 në rajonin siberian të Omskut, në një spital të burgjeve në rajon. Avokatët e tij kanë udhëtuar për në burgun ku ai po vuante dënimin dhe kanë pritur që nga mëngjesi i së enjtes për t’u informuar për gjendjen e klientit të tyre. Kur shkuan në spital, ku është transferuar, avokatëve iu tha se Kara-Murza nuk gjendej aty dhe më pas autoritetet shëndetësore iu thanë se ai gjendej në spital, por orari i vizitave kishte përfunduar.

Edhe të premten, stafi i spitalit ua ka mohuar avokatëve qasjen te Kara-Murza, tha gruaja e tij. Kara-Murza që ka pasaportë ruse dhe britanike, ishte arrestuar fillimisht në prill të vitit 2022, pasi ishte kthyer nga jashtë vendit. Ai u akuzua për mosbindje ndaj një zyrtari policor, dhe më vonë autoritetet ngritën edhe akuzat për diskreditim të ushtrisë ruse dhe tradhti lidhur me komentet e tij të bëra për politikat e Kremlinit. Në prill të vitit 2023 ai u gjet fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua me 25 vjet burgim./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë