Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË- Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhanë dorëheqje Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, që janë zgjedhur deputetë, janë të bazuara. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sot pasi deputetët nuk e votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.
PDK-ja dhe LDK-ja nuk i pranuan dorëheqjet e dorëzuara nga kabineti qeveritar dhe insistuan në dorëheqje formale të tyre për të shmangur konfliktin e interesit mes funksionit të ministrit dhe deputetit. Kurti i ka akuzuar këto parti për "sulm brendainstitucional", por Cakolli thotë se argumenti i opozitës ka bazë ligjore.
“Dorëheqja e kryeministrit nuk është e mjaftueshme – çdo ministër që ka fituar mandat si deputet duhet të dorëzojë dorëheqjen individualisht dhe në rrugë zyrtare”, thotë mes tjerash Cakolli.
Ai thekson se nuk është e pranueshme që këto dokumente të dorëzohen në mënyrë informale apo përmes individëve të ndryshëm në ambientet e Kuvendit. Procedura e duhur përfshin dorëzimin zyrtar në Sekretarinë e Kuvendit, e cila më pas e përcjell dokumentacionin tek Komisioni përkatës.
“Sepse unë besoj që nuk është e hijshme që këto të sillen nga individë të caktuar, të barten shkresat me dorë nëpër hollët e Kuvendit. Por, ka përcaktim të procedurave se si bëhet pranimi i një shkrese nga Qeveria”, thotë Cakolli.
Por, ai thotë se ndërprerja nuk u shkaktua vetëm nga mungesa e dorëheqjeve formale të ministrave dhe kryeministrit, por edhe për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm për të votuar raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve. Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët. Për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit duhen 61 vota për, njëjtë sa edhe për formimin e Qeverisë së re.
Cakolli sqaron se Kuvendi aktualisht nuk e ka shumicën e nevojshme prej 61 votash për të vazhduar procedurat, gjë që e bën të pamundur konstituimin e plotë. Në ndërprerje të seancës, kryesuesi Avni Dehari tha se do t'i drejtohen presidentes, Vjosa Osmani, për të sqaruar se si të veprohet më tutje. Por, këshilltari për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, tha për REL-in se presidentja Osmani nuk ka marrë asnjë letër deri më tani.
Lidhur me rolin e presidentes në këtë proces, Cakolli thotë se pas thirrjes së seancës së parë, presidentja nuk ka më kompetenca në menaxhimin e mëtejshëm të seancave konstituive.
"Roli i presidentes është i kufizuar vetëm tek thirrja e seancës, e pastaj menaxhimi, përmbyllja e saj, votimi i pikave të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, janë të gjitha përgjegjësi e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e ku normalisht barrën më të madhe politike e ka partia e parë e cila duhet t'i sigurojë të paktën 61 numra në këtë drejtim", thotë ai.
Pasi dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës në seancën e sotshme, Rregullorja e Kuvendit përcakton që një seancë e re duhet të thirret brenda 48 orësh, që do të thotë se seanca e re duhet të mbahet më së voni deri të enjten. Cakolli thotë se seanca e ndërprerë sot nuk nënkupton kthim në pikën zero.
“Më së voni deri të enjten duhet të mbahet një seancë e re, megjithatë ajo mund të thirret edhe më herët, në varësi të sigurimit të votave të nevojshme për miratimin e pikave të rendit të ditës”, thotë Cakolli./REL
foto ilustruese KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe komu...
SERBI- Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik pasi Brukseli paralajmëroi Beogradin se mund të n...
SHBA- Associated Press (AP) është ndaluar edhe një herë nga Zyra Ovale, në kundërshtim me një urdhër të gjykat&eu...
lideri i iranit IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist për bised...
RUSI- Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pra...
ITALI- Universiteti La Sapienza i Romës i ka kushtuar Ilaria Sulës hapësirat e reja të studimit në godinën e ish-klubit rekreati...
SHBA- Zëvendëspresidenti JD Vance ka deklaruar se SHBA po punon shumë fort me Mbretërinë e Bashkuar për të negociuar nj&eum...
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilluan një bisedë telefonike. Departamenti Amer...
EUROPA- SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë usht...
SERBI- Një varg flamujsh serbë, një varg me ushqime, këngë patriotike dhe slogane për mbrojtjen e shtetit Beogradi ishte skena e...