Plagosja e Erion Vishkulit, meret kamerat e Bankës së Shqipërisë/ Nga Italia kërkohet plumbi i gomës
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Meksika është përfshirë nga një valë e re dhune pas lajmit për vdekjen e njërit prej trafikantëve më të fuqishëm në botë, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”.
Ai ishte lideri i kartelit famëkeq Jalisco Nueva Generación Cartel (CJNG), një organizatë kriminale që kontrollonte territore të gjera dhe rrugë të rëndësishme të trafikut të drogës.
Si u gjet dhe si vdiq
Sipas versionit zyrtar të autoriteteve meksikane, “El Mencho” u lokalizua falë një informacioni të inteligjencës amerikane, e cila po ndiqte lëvizjet e një gruaje të afërt me të, e dyshuar si e dashura e tij. Përmes gjurmimit të saj, forcat e sigurisë arritën të konfirmonin praninë e Oseguerës në një zonë malore pranë qytetit Tapalpa, në shtetin perëndimor të Jalisco-s. Operacioni u zhvillua më 22 shkurt, pasi ishte planifikuar një ditë më parë.
Sipas qeverisë, ai u kap i gjallë, por ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter drejt spitalit.
Megjithatë, gazetari investigativ Ioan Grillo, një njohës i thellë i krimit të organizuar në Meksikë, e ka kundërshtuar këtë version. Sipas tij, vendimi për të mos e lënë të mbijetonte është marrë brenda Meksikës, pasi “ai dinte shumë sekrete” dhe ishte përgjegjës për vrasjen e shumë ushtarakëve, gjyqtarëve, politikanëve, gazetarëve dhe policëve.
Shpërthimi i dhunës në disa shtete
Menjëherë pas publikimit të lajmit për vdekjen e tij, shpërthyen përplasje të armatosura në disa rajone të vendit. Më i goditur ishte shteti i Jalisco-s, sidomos kryeqyteti i tij Guadalajara, si dhe qyteti turistik Puerto Vallarta. Raportohet se karteli kishte ofruar një shpërblim prej 20 mijë pesos për çdo ushtarak të vrarë. Ministri i Sigurisë, Omar García Harfuch, bëri të ditur se nga përleshjet kanë mbetur të vrarë të paktën 30 anëtarë të kartelit, 27 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe një civil i pafajshëm. Mbi 70 persona janë arrestuar.
Në shumë qytete janë djegur makina, kamionë dhe biznese, ndërsa janë ngritur qindra barrikada në rrugë. Banorët dhe turistët e huaj janë detyruar të mbyllen nëpër shtëpi dhe hotele. Përleshje dhe zjarrvënie janë raportuar edhe në zona të tjera, nga Tijuana deri në shtetin e Quintana Roo-së.
Reagimi i qeverisë dhe pasojat
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, por situata ka treguar qartë forcën dhe ndikimin që kartelët e drogës vazhdojnë të kenë në vend.
Ngjarjet kanë ndodhur vetëm katër muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026, e cila pritet të zhvillohet edhe në Guadalajara. Për arsye sigurie janë anuluar ndeshje sportive, janë mbyllur shkolla në shtatë shtete dhe janë pezulluar fluturimet drejt Guadalajara-s dhe Puerto Vallarta-s. Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në Meksikë të qëndrojnë të mbyllur në banesa apo hotele.
Lufta për pasardhësin
Vdekja e “El Mencho” ka hapur një betejë të re për kontrollin e kartelit. Djali i tij, Rubén Oseguera González, i njohur si “El Menchito”, po vuan burgimin e përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.
Mes kandidatëve për ta zëvendësuar përmenden Juan Carlos Valencia González (“El 03”), dhëndri i tij Julio Alberto Castillo Rodríguez (“El Chorro”) dhe “shefi i sigurisë” Audias Flores Silva (“El Jardinero”). Analistët paralajmërojnë se drejtues mund të bëhet edhe një trafikant i rrezikshëm nga shtet tjetër i Amerikës Latine, duke e bërë situatën akoma më të frikshme.
Një figurë që kontrollonte gjysmën e vendit
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, përmes një rrjeti të gjerë aleancash dhe grupimesh kriminale, “El Mencho” kishte arritur të kontrollonte më shumë se gjysmën e territorit meksikan. Edhe pse thuhet se kohët e fundit jetonte i izoluar në zonat malore të Jalisco-s dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndikimi i tij mbetej i jashtëzakonshëm.
Vdekja e tij nuk shënon fundin e dhunës në Meksikë. Përkundrazi, shumë analistë të krimit të organizuar besojnë se vendi mund të përballet me një periudhë edhe më të trazuar, ndërsa grupet kriminale luftojnë për pushtet në një nga tregjet më të mëdha të drogës në botë. /Corriera della Sera
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga biseda telefonike që pati me Presidentin e SHBA-së, Donald Tru...
Një futbollist i talentuar është mbytur në një lumë pasi “eksperimentoi” me ilaçe për të trajtuar mig...
Një grua që fjeti pranë trupit të pajetë të burrit të saj për tre javë është burgosur. John Blackwell u g...
Disa orë para fillimit të ndeshjes në Bernabeu, tifozët portugezë të Benfica-s u përleshën me policinë spanjolle. F...
Ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij si profesor në Universitetin e Harva...
Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi përfaqësueset demokrate të SHBA-së, Ilhan Omar nga Minesota, dhe Rashida Tlaib nga Miçigani, ...
Një video po qarkullon në internet e një djali 12-vjeçar në Indonezi, pak para se të vdiste, e cilësoi njerkën e tij s...
Një adoleshent u godit dhe u vra nga një tren pasi u arrestua për një akuzë për sulm seksual - ndërsa shoku i tij vdiq gjitha...
Operacioni ku u ekzekutua “El Mencho” u zhvillua në zonat më të shtrenjta dhe ekskluzive të banimit të shtetit Jali...
Një njerk është dënuar me burgim të përjetshëm pasi e tronditi deri në vdekje foshnjën e partneres së tij, duk...