
TURQI- Kandidati i tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Turqi, Sinan Ogan, do të ndikojë shumë në zgjedhjen e presidentit të Turqisë. Ai ka qenë anëtar i një partie që është pjesë e koalicionit qeverisës.
Si kandidat i partisë konservatore “Bashkimi i Paraardhësve”, Ogan ka marrë pesë për qind të votave, që është e barabartë me diferencën në numrin e votave mes të vendit të parë Recep Tayyip Erdogan dhe të vendit të dytë Kemal Kiliçdaroglu, shkruajnë mediat e huaja.
Nw raundin e dytw zgjedhor, zgjedhja e presidentit do tw varet nga mbështetja e Oganit për Erdoganin apo Kiliçdaroglu.
Disa analistë prisnin që ai të mbështeste Erdoganin ideologjikisht më të afërt, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e të cilit është një partner koalicioni i ish-partisë së Oganit, Lëvizja Nacionaliste (MHP).
Megjithatë, në deklaratën e sotme për agjencinë Reuters, ai tha se është i gatshëm të mbështesë Kiliçdaroglu, kandidatin e opozitës së udhëhequr nga Partia Popullore Republikane (CHP) si parti e qendrës së majtë, nëse koalicioni i Kiliçdaroglu nuk bën tolerime për kurdët.
Qëndrimi i këtij politikani 56-vjeçar ndaj kurdëve është një nga arsyet pse ai konsiderohet si një politikan i së djathtës radikale. Ai akuzohet edhe për ksenofobinë dhe arsye për këtë është politika e tij kundër refugjatëve. Para zgjedhjeve, ai tha se qeveria e tij do të konsideronte kthimin e refugjatëve sirianë nga Turqia. Në këtë vend ka më shumë se tre milionë refugjatë nga Siria.
Siç njoftoi Radio Televizioni Turk (TRT), ai e filloi karrierën politike si anëtar i MHP-së në vendlindjen e tij Igdir, një qytet në lindje të vendit me një popullsi të madhe Azerbajxhani.
Pas zgjedhjeve të vitit 2015, ai kundërshtoi kreun e MHP-së, Devlet Bahçeli, arsyeja për këtë ishte se Bahçeli u bë partner koalicioni i AKP-së së Erdoganit. Pas peripecive brenda partiake, ai u përjashtua dy herë nga MHP për, siç u tha, aktivitete antiparti. Megjithatë, gjykata e rrëzoi një herë përjashtimin e tij.
Ogan studioi ligjin financiar dhe bankën – doktoratën e kreu në Moskë. Ndër të tjera ka qenë zëvendësdekan i Universitetit Ekonomik në Azerbajxhan dhe përfaqësues i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.
zgjedhjet ne turqi 2023 sinan ogan
Artikuj te sugjeruar
BOTA
16 Maj11:31
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vazhdon dëshmia e dëshmitarit të katërt
HAGË- Edhe sot në Gjykatën Speciale vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dje në Gjykimin e Th...
BOTA
15 Maj22:24
Kosova dhe Serbia, pa përparim në takimin e Brukselit për zbatimin e marrëveshjes
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç i dhanë fund takimit të së hënës pa r...
BOTA
15 Maj22:10
SHBA: Rusia dëshiron të blejë më shumë dronë nga Irani
Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po synon që të blejë dronë shtesë sulmues nga Irani për t’i përdorur në ...
BOTA
15 Maj22:00
Prigozhin mohon gatishmërinë e Wagner-it për t’i tradhtuar forcat ruse
Kreu i grupit rus të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka hedhur poshtë raportimet e një gazete amerikane, se ai kishte ofruar q&eum...
BOTA
15 Maj21:39
Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, humb në politikë dhe dashuri
FINLANDË-Ish-kryeministrja e Finlandës i kishte të gjitha: pushtet, një jetë personale të ekuilibruar, një partner besnik d...
BOTA
15 Maj18:27
Vdes një vajzë që u plagos gjatë të shtënave në shkollën në Beograd
Në Klinikën e Fëmijëve në Tirshova të Beogradit, një vajzë që ishte plagosur gjatë sulmit me armë zjarr...
BOTA
15 Maj18:16
Në Bruksel vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë
Në Bruksel, pasditen e 15 majit ka nisur takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, P...
BOTA
15 Maj17:55
Tajlandë, fitore e thellë e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme
Partia opozitare ‘Move Forward”, “Të bëjmë përpara” e mbështetur nga miliona votues të rinj, ka shë...
BOTA
15 Maj11:22
Mbreti Charles bën paqe me Princ Harry
Dera e pallatit është “gjithmonë e hapur” për Princin Harry dhe Meghan Markle, pohon një mik i mbretit Charles.
Charles ...
BOTA
14 Maj22:00
Gara kokë më kokë mes Erdoganit dhe opozitës
Pas mbylljes së qendrave të votimit, në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, të dy palët kanë pohuar shumë shpejt ...