BOTA

Do votohet një lider jo-mysliman?! Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë fetare në zgjedhje: Jam alevit!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Prill 2023, 17:35
Do votohet një lider jo-mysliman?! Sfiduesi i Erdoganit thyen tabunë

Rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm ka sfiduar një tabu politike në Turqi duke folur për prejardhjen e tij si anëtar i sektit të pakicës islamike alevite. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, për shekuj me radhë, grupi ka qenë objekt i diskriminimit dhe dhunës.

Duke iu drejtuar në YouTube atyre që do të votojnë për herë të parë, kandidati presidencial Kemal Kiliçdaroglu deklaroi identitetin e tij fetar alevit. Pohime të tilla janë të rralla në politikën turke, pasi alevizmi ka vuajtur prej paragjykimeve dhe diskriminimeve nga shumica suni për shekuj me radhë.

“Është një interpretim i ndryshëm i Islamit nga ai suni. Ritualet janë të ndryshme. Interpretimi është i ndryshëm. Filozofia është e ndryshme. Pra, sunitët ekstremë e perceptojnë atë si një interpretim heretik”, i tha Zërit të Amerikës Istar Gozaydin, eksperte për marrëdhëniet e shtetit me fenë.

Alevitët shkojnë në Cemevi dhe jo në xhami, duke u falur përmes vallëzimit. Ndryshe nga shumica e interpretimeve të Islamit, nuk ka ndarje të burrave dhe grave në lutje, dhe gratë nuk janë të detyruara të mbulojnë kokën. Alevitët në mënyrë të përsëritur kanë qenë viktima të dhunës sektare. Në vitin 1993, një turmë fetare dogji një hotel ku pritej të mbahej një festival kulturor i alevitëve, duke vrarë 37 persona.

Dhuna vazhdon edhe sot e kësaj dite. Selami Saritas, kreu i Cemevi Kartalit të Stambollit u sulmua vitin e kaluar nga një turmë sektare.

Ai e mirëpriti videon e kandidatit Kiliçdaroglu.

“Kjo video ka sjellë shumë lehtësim në shoqërinë tonë. Të paktën tani, kemi arritur në pikën ku njerëzit mund të flasin më hapur për identitetin e tyre alevit. Ne duam që fëmijët tanë të jetojnë në këtë vend të sigurt; ne duam që fëmijët tanë të jetojnë të barabartë në këtë vend”, thotë Selami Saritas.

Por Kiliçdaroglu është sulmuar dhe kërcënuar në rrjetet sociale, duke u akuzuar për ndarje të vendit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh bën sulme thuajse të- hapura ndaj identitetit alevit të Kiliçdaroglu.

Deri tani, identiteti fetar i Kiliçdaroglu konsiderohej gjerësisht si një pengesë elektorale në mesin e shumë votuesve. Megjithatë, ndërsa ai kryeson një aleancë të partive fetare dhe nacionaliste, disa vëzhgues thonë se shoqëria turke po ndryshon.

“Dikur ishte shumë e rëndësishme. Por në ditët e sotme, nëse shikoni aleancën e opozitës, islamistët dhe nacionalistët, laikët, alevitët dhe sunitët janë të gjithë bashkë, dhe kjo do të thotë se nuk është aq e rëndësishme sa ishte ndoshta 10 vjet më parë.

Videoja e Kiliçdaroglusë shihet si një bast politik, por me më shumë se 100 milionë klikime, ka pasur ndikim“, thotë Osman Sert me firmën PanoramaTR Research.

“Duke menduar për stigmat me të cilat është përballur shoqëria alevite deri në këtë kohë, ky është një hap shumë, shumë i guximshëm dhe shumë i rëndësishëm".

Në një garë zgjedhore gjithnjë e më të ngushtë, mbetet e paqartë nëse fushata e kandidatit Kiliçdaroglu do të shpërblehet. Por pavarësisht nëse fiton apo humbet, disa vëzhgues thonë se ai tashmë ka ndryshuar relievin politik të vendit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?