BOTA

SHBA, Gjykata e Apelit i hap rrugën dëshmisë së ish-nënpresidentit Pence për 6 janarin

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 16:41
SHBA, Gjykata e Apelit i hap rrugën dëshmisë së
Mike Pence

Një gjykatë federale apeli i hapi rrugën dëshmisë së ish-nënpresidentit, Mike Pence para një jurie të madhe që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit te zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar dëshminë.

Nuk është ende e qartë se kur do të paraqitet Pence para jurisë së madhe, e cila prej muajsh po heton ngjarjet, që i paraprinë sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin.

Por dëshmia e zotit Pence, që vjen ndërsa ai konsideron mundësinë e kandidimit për garën presidenciale të vitit 2024-ës, do të ishte një moment kyç në hetim, duke u dhënë prokurorëve fakte nga një prej zyrtarëve më të lartë, të përfshirë drejtpërdrejtë në zhvillimet e asaj dite. Urdhri i trupit gjykues prej tre anëtarësh i Gjykatës së Apelit të Uashingtonit, nuk është bërë publik dhe asnjëra nga palët nuk përmendet me emër në procesverbalet gjyqësore të publikuara në internet.

Por apelimi për çështjen u bë vetëm disa ditë pasi një gjykatës i një gjykate më të ulët kishte vendosur që zoti Pence të dëshmonte, me gjithë kundërshtimet nga ekipi i Trump. Një avokat i Pence dhe një zëdhënës i zotit Trump nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment dhe një zëdhënës i prokurorit të posaçëm të Departamentit të Drejtësisë Jack Smith, që drejton hetimet, refuzoi të komentonte.

Vendimi i Apelit u mor nga gjyqtari Gregory Katsas, i emëruar nga ish-presidenti Trump, dhe gjyqtarët Patricia Millett dhe Gregory Wilkins, të dy të emëruar nga ish-presidenti Barack Obama. Ish-nënpresidenti Pence u thirr për të dëshmuar në fillim të këtij viti, por avokatët e zotit Trump kundërshtuan, duke përdorur si argument privilegjin ekzekutiv.  Pence ka folur gjerësisht lidhur me presionin nga ish-presidenti Trump për të refuzuar fitoren e zotit Biden në ditët para 6 janarit.

Si nënpresident, Pence, kishte rolin ceremonial të drejtonte seancën e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, por nuk kishte kompetencë të ushtronte ndikim tek rezultatet, pavarësisht pretendimit të Trump për të kundërtën. Ish-nënpresidenti ka thënë se Trump vuri në rrezik familjen e tij dhe të gjithë të tjerët që ishin në Kapitol atë ditë dhe se historia do ta mbajë ish presidentin "përgjegjës".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?