BOTA

Donald Trump komplimenton të pasmet e Nicki Minaj, drejtori i komunikimit e interviston për një post në Shtëpinë e Bardhë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Tetor 2026, 15:24
Donald Trump komplimenton të pasmet e Nicki Minaj, drejtori i komunikimit e

Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi reagime me një koment të papritur për reperen e famshme Nicki Minaj, gjatë një tubimi në Michigan, ku ajo ishte e pranishme për të shprehur mbështetjen e saj ndaj tij dhe kandidatëve republikanë. Gjatë fjalimit të së dielës, më 25 tetor, në Port Huron, Trump e ndërpreu rrëfimin e tij për senatorin amerikan Jon Husted për t’iu drejtuar këngëtares, duke komentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë format e saj trupore.

“Meqë ra fjala, sapo pashë një palë të pasme vërtet të bukura: Nicki Minaj. Është e vështirë të mos i vësh re”, deklaroi Trump para të pranishmëve, përpara se t’i kërkonte reperes të ngrihej në këmbë.

Nicki Minaj iu përgjigj thirrjes, u ngrit dhe përshëndeti turmën, ndërsa komentet e presidentit u shoqëruan me reagime nga publiku. Pas këtij momenti, Trump shtoi: “Shpresoj që Nicki të mos jetë ndier e fyer, por ne e duam Nicki-n. Ajo ka qenë me ne prej kohësh”.

Komenti erdhi teksa Trump po shpjegonte deklaratat e mëparshme për pamjen fizike të senatorit republikan Jon Husted, të cilat, sipas tij, ishin bërë me humor, duke iu referuar edhe së kaluarës së senatorit si sportist.

Nicki Minaj, krah Trump në tubimin politik

Reperja udhëtoi drejt Michiganit me avionin presidencial Air Force One dhe mori pjesë në tubimin e organizuar në mbështetje të kandidatëve republikanë për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Gjatë fjalës së saj, Minaj shprehu hapur përkrahjen për presidentin amerikan, duke udhëhequr turmën në thirrjet: “Ne e duam Trump-in!”. Ajo u bëri gjithashtu thirrje të pranishmëve të mbështesnin kandidatët republikanë.

Në përfundim, këngëtarja deklaroi se do të vazhdonte të qëndronte në krah të presidentit: “President Trump, është nder të jem pranë jush çdo herë dhe do të vazhdoj t’ju mbështes përgjithmonë. Nëse kandidoni sërish, do t’ju mbështes përsëri”. Trump e vlerësoi gjithashtu reperen, duke thënë se ajo nuk ishte dukur kurrë më bukur dhe duke e cilësuar si një person të veçantë e të zgjuar.

Megjithatë, ishte komenti i tij për të pasmet e këngëtares ai që mori vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale, duke e kthyer një moment të tubimit politik në një nga episodet më të komentuara të mbrëmjes.

Steven Cheung e “interviston” për një post në Shtëpinë e Bardhë

Ndërsa deklarata e Trumpit u bë menjëherë objekt diskutimi, vëmendje mori edhe një video e publikuar nga Steven Cheung, drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë. Gjatë udhëtimit me avionin presidencial Air Force One, ai zhvilloi një bisedë me reperen, duke i drejtuar pyetje për ekonominë amerikane dhe punën e presidentit.

Minaj foli me superlativa për Trumpin, duke argumentuar se përvoja e tij në biznes e ndihmon të drejtojë vendin. Ajo vlerësoi gjithashtu qëndrimin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe angazhimin për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet e mesmandatit.

Cheung e shoqëroi videon me një mbishkrim që ndezi rrjetet sociale: “Zonja dhe zotërinj, mendoj se mund ta kemi gjetur sekretaren e re të shtypit të Shtëpisë së Bardhë!”

Deklarata ishte një batutë, jo një njoftim zyrtar për emërimin e reperes në këtë detyrë. Megjithatë, sugjerimi u përhap me shpejtësi, ndërsa edhe llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë reagoi ndaj postimit me një emoji sysh. Vetë Nicki Minaj e rishpërndau videon, duke shtuar një flamur amerikan dhe një emoji me buzëqeshje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?