BOTA

Energjia elektrike për veriun e Kosovës: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

n.f Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 09:45
Energjia elektrike për veriun e Kosovës: S’ka kompensim për
Foto ilustruese

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër të banorëve të katër komunave veriore, nga viti 1999 deri më 2012. Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se kërkesat për kthim borxhi ose dëme të shkaktuara mund të bëhen në mënyrë retrospektive për vetëm pesë vjet - në të kundërtën, afati ligjor për ushtrimin e kësaj të drejte skadon.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi pohojnë të njëjtën gjë, duke thënë se, bazuar në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, qytetarët e kanë humbur tashmë të drejtën e kompensimit për faturat e paguara për 13 vjet.

Nga 1 qershori i këtij viti do të nisë kompensimi i tyre vetëm për faturat e paguara nga viti 2012 deri më 2017 - proces ky që do të zgjasë deri në vitin 2030. Ky vendim u mor muajin e kaluar, bazuar në një padi të ngritur nga Avokati i Popullit në vitin 2017.

Me kërkesë të gjykatës, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i obligoi shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që t’i kompensojnë konsumatorët. Interesimit të REL-it për të komentuar në këtë temë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), që ishte përgjegjëse për faturimin, nuk iu përgjigj.

Ngjashëm nuk u përgjigj as kompania për furnizim me energji, KESCO. Gjykata Themelore në Prishtinë e mori vendimin për kompensim në vitin 2021, me të cilin kërkoi kthimin e mbi 40 milionë eurove te qytetarët e Kosovës. Vendimi, pastaj, u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme, ndërsa në mars të këtij viti edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Në një intervistë dhënë REL-it më 13 prill, kreu i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, nuk ka dha informacione konkrete se nga sa euro në muaj do të kompensohen konsumatorët për periudhën 2012-2017.

Kësaj pyetjeje nuk iu përgjigjën as kompanitë për furnizim me energji, përkatësisht inkasim të energjisë, KESCO dhe KEDS. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se vendimi i gjykatës për kompensimin e qytetarëve vetëm për pesë vjet u mor pasi që rasti për këtë çështje u ngrit në vitin 2017. Me ligj, kujton ai, periudha retrospektive nuk mund të shkojë përtej pesë vjetësh. Kësaj deklarate i bën jehonë edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Nëse flasim për borxhet përpara vitit 2012, sipas Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve, tanimë kjo kërkesë është parashkruar [v.j. vjetruar] dhe nuk ka më mjet juridik për ta fituar në gjykatë. Në situatën në të cilën jemi, kjo e drejtë tanimë është e humbur”, thotë Shala.

Si Qelaj, ashtu edhe Shala konsiderojnë se faturimi i shpenzimeve të rrymës së shpenzuar në veri te qytetarët e pjesëve të tjera të vendit, ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

“Në raport me shkeljen e të drejtave të qytetarëve, në këtë rast të konsumatorëve, shkeljet kanë ndodhur në çdo moment kur ka pasur faturim të kësaj natyre”, thotë Avokati i Popullit.

Shala shton se qytetarëve u janë shkelur, në fakt, disa të drejta - ajo për pronë, për shkak se kanë paguar shërbimet që nuk i kanë marrë, pastaj e drejta e barazisë para ligjit dhe e drejta e konsumatorëve.

“Të gjitha këto janë konstatuar nga tri shkallët e gjykatave dhe të gjitha këto më pas janë konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, përmes një aktgjykimi të nxjerrë”, thotë Shala.

Disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Prishtinë shprehen të zhgënjyer me faktin që s’do të kenë kompensim për faturat që paguan nga viti 1999 deri më 2012.

“Ti paguan për diçka që ke përdorur. Diçka që nuk ke përdorur, nuk ke nevojë ta paguash”, thotë Muhamet Ahmeti.

“Të më thuash se ‘unë ty po të sjell drejtësi’, e cila nuk është drejtësi, sigurisht se e ndjen veten të fyer. Kjo nuk është drejtësi”, thotë ai.

“Ata 13 vjet nuk zhbëhen kurrë”, thotë Drita Mengjiqi.

“Ne jemi të shkelur dhe të drejtat tona janë shkelur. Ne jemi të plaçkitur prej shtetit”, shprehet ajo.

Hanumshahe Ibrahimi thotë se shkelja e të drejtave të qytetarëve, në një mënyrë, është përligjur, sepse nuk ka as mundësi ankese.

“Unë nuk shoh adresë për ankesë. Gjykatat po shkojnë shumë ngadalë... unë nuk shoh adresë”, thotë ajo.

Në muajin prill, Radio Evropa e Lirë pyeti Korporatën e Energjisë Elektrike se sa paguan më shumë qytetarët jashtë veriut për rrymën e shpenzuar në veri nga viti 1999 deri më 2012. Të njëjtën pyetje e përsëriti edhe javën e kaluar, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në vitin 2012, zyrtarë të KEK-ut patën deklaruar për REL-in se borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve në veri, që nga përfundimi i luftës e deri atëherë, vlerësohej të ishte mbi 100 milionë euro. Vlera e përgjithshme e faturave vjetore për katër komunat atje, sipas të dhënave zyrtare, arrinte nga 8 deri në 10 milionë euro.

Marre nga REL

veri kosove energji elektrike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë