BOTA

“Fund korrupsionit”, udhëheqësja e re e Nepalit: Do plotësohen kërkesat e protestuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 15:24
“Fund korrupsionit”, udhëheqësja e re e Nepalit: Do

Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, teksa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj e rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj. Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh.

Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa protestat u rritën edhe për shkak të situatës së rëndë ekonomike në Nepal.

“Ne duhet të punojmë sipas mënyrës se si mendon gjenerata Z”, tha Karki, në deklarimin e parë publik pas marrjes së detyrës të premten.

Një e pesta e njerëzve në Nepal të moshës 15-24 vjeç janë të papunë, sipas Bankës Botërore, ndërsa GDP-ja për kokë banori është 1.447 dollarë.

“Ajo që po kërkon ky grup është që të mos ketë korrupsion, të ketë qeverisje e mirë dhe barazi ekonomike. Ti dhe unë duhet të jemi të vendosur ta përmbushim këtë”, shtoi ajo.

Karki mbajti një minutë heshtje të dielën në nderim të atyre që u vranë gjatë trazirave, para se të niste takimet në ndërtesën kryesore qeveritare të Singa Durbarit – ku disa ndërtesave iu vu zjarri gjatë protestave masive të zhvilluara të martën.

Të paktën 72 persona u vranë gjatë dy ditëve të protestave dhe 191 të tjerë u plagosën, tha më 14 shtator sekretari kryesor i Qeverisë, Eaknarayan Aryal. Paraprakisht, autoritetet kishin thënë se numri i viktimave ishte 51. Këto ishin trazirat më të këqija që nga përfundimi i luftës civile dhjetëvjeçare dhe largimi i monarkisë më 2008.

Emërimi i Karkit, e njohur për pavarësinë e saj, erdhi pas negociatave intensive mes kreut të ushtrisë, gjeneral Ashok Raj Sigdel, dhe presidentit Ram Chandra Paudel, duke përfshirë edhe përfaqësues të “Gen Z” – ashtu siç njihet lëvizja protestuese rinore.

Mijëra aktivistë të rinj kanë përdorur aplikacionin Discord për të zgjedhur Karkin si udhëheqësen e tyre të preferuar. “Nuk do të doja të vija në pushtet në situatën që kam ardhur. Por, emri im u zgjodh nga protestuesit”, tha ajo. Parlamenti është shpërndarë dhe zgjedhjet në Nepal janë caktuar për 5 mars 2026.

“Në asnjë mënyrë nuk do të qëndroj në pushtet më shumë se gjashtë muaj. Ne do të përmbushim përgjegjësitë tona dhe do të dorëzojmë pushtetin te Parlamenti i ri dhe ministrat e rinj”, tha ajo gjatë fjalimit drejtuar kombit. Presidenti Paudel tha të shtunën në mbrëmje se “u gjet një zgjidhje paqësore përmes një procesi të vështirë”.

Ai tha se situata në Nepal – me 30 milionë banorë – është “e vështirë, e ndërlikuar dhe shumë e rëndë”. Ushtarët nepalezë kanë rritur praninë e tyre në rrugë pas protestave. Më shumë se 12.500 të burgosur u larguan nga burgjet gjatë kaosit dhe kapja e tyre paraqet një sfidë serioze për autoritetet./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë