Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
BOTA
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut, nuk dihet fati i tij
PiranjatPërditësimi i fundit 2 Mars 2026, 12:12
Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë kryer një sulm raketor ndaj objektivave institucionale izraelite, përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore të Izraelit, duke e përshkruar veprimin si “të papritur” dhe “të synuar me kujdes”.
Në një deklaratë të raportuar nga agjencia iraniane Tasnim, Garda Revolucionare Islamike thotë:
“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa.”
Sipas të njëjtës deklaratë, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij.
Autoritetet izraelite deri tani nuk kanë konfirmuar publikisht nëse zyra e Netanyahu-t ose komanda kryesore e Forcave Ajrore janë goditur.
Kujtojmë që në sulmin e koordinuar mes SHBA dhe Izraelit më 28 shkurt u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.