Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Gjermania i ka bërë thirrje “urgjente” të hënën Kosovës të përmbahet nga “shënjestrimi” i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia në territorin kosovar.
Michael Reiffenstuel, drejtor për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, i cilësoi në një komunikatë si shqetësuese veprimet e autoriteteve kosovare për pezullimin e punës së zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale.
“Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te vetë qytetarët e Kosovës, bien ndesh me detyrimet dhe angazhimet e saj ndaj BE-së dhe rëndojnë marrëdhëniet tona dypalëshe”, tha Reiffenstuel.
Deklarata e Reiffenstuelit u shpërnda në rrjetet sociale nga Ambasada gjermane në Prishtinë dhe ambasadori i saj, Jorn Rohde, me mbishkrimin: “Mesazh i qartë nga Berlini: nevojitet bashkëpunim dhe bashkërendim, jo më hapa përshkallëzues”.
Komuna e Mitrovicës së Veriut tha se më 12 shtator se, me ndihmën e Policisë së Kosovës, kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë dhe se gjeti duke punuar njerëz që “nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur”.
“Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, tha Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Vendimi i autoriteteve kosovare është dënuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.
Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.
Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.
Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se po vazhdon me “fushatën e njëanshme, përshkallëzuese dhe hapur antiserbe, qëllimi i vetëm i së cilës është t'i dëbojë serbët nga Kosova”.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike - ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.
Më 2024, autoritetet e Kosovës nisën mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera. Ndërkaq, javën e kaluar ato morën nën kontroll edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë.
Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron të jashtëligjshme dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës. Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb. /REL/
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha të hënën (15 shtator) se veprimet aktuale të Izraelit penguan çdo shans për trakta...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 5-vjeçare është sulmuar nga një ujk ndërsa ndod...
Ekspertja më e lartë e OKB-së për të drejtat palestineze, Francesca Albanese, tha të hënën se Izraeli po përpiqej t...
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) arrestoi dy persona në Utah të SHBA-së pasi një bombë u gjet poshtë një automjet të t...
Një çift turistësh që ndodheshin me pushime në Venecia të Italisë vendosi të thyente çdo rregull duke ndë...
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi pë...
Kriminelët kibernetikë kanë vjedhur të dhënat private të potencialisht miliona klientëve të Balenciaga, Gucci dhe Alex...
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë motivin e Tyler Robinson për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk. Drejtori i FBI-s&e...
Bjellorusia është përballur me një surprizë të pakëndshme teksa oficerë të ushtrisë amerikane kanë mb&e...
Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta a...