Viktima
ITALI- Filippo Touretta u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Giulia Cechettin, një studente 22-vjeçare e cila u vra brutalisht në nëntor të vitit të kaluar, në një rast që nxori në pah në mënyrë tragjike problemin e femicideve në Itali. Cechetin, një studente e inxhinierisë biomjekësore, u godit me thikë më shumë se 70 herë përpara se trupi i saj të mbështillej me qese të zeza plastike dhe të hidhej në një kanal pranë një liqeni, në veri të Venecias. Vrasja e saj shkaktoi protesta të gjera në të gjithë vendin, me shoqërinë që kërkonte dënime më të ashpra dhe mbrojtje më të mirë për gratë.
Touretta, ish-partneri i Cechettin, u arrestua në Gjermani më 19 nëntor 2023, një ditë pasi u gjet trupi i saj. Gjatë deklarimit të tij në gjykatë në Venecia në tetor, ai pranoi se kishte planifikuar rrëmbimin dhe vrasjen e saj, kur ajo refuzoi të kthehej në marrëdhënien e tyre.
Gjykatësit e dënuan Touretta-n me burgim të përjetshëm, duke e urdhëruar gjithashtu që të paguante 760,000 euro si kompensim për familjen e Cechettin. Prokurori Andrea Petroni kishte kërkuar dënimin më të ashpër, duke e cilësuar aktin e Tourette brutal. Nga ana tjetër, avokati i autorit, Giovanni Caruso, argumentoi se dënimi ishte i tepruar, duke thënë se klienti i tij nuk është Pablo Escobar. Krahasimi i veçantë shkaktoi reagime të forta, ku babai i viktimës deklaroi se kujtimi i vajzës së tij ishte "poshtëruar më tej".
Cechettin ishte në një lidhje me Tourette për rreth një vit, të cilën e ndërpreu në gusht të vitit 2023. Sipas motrës së saj, Elenës, Tourette kishte filluar të shfaqte shenja kontrolli dhe manipulimi që herët në lidhjen e tyre, me shenja xhelozie, si kur ajo i tha se do të takonte një shok të shkollës. Pavarësisht se në të kaluarën nuk kishte shfaqur shenja dhune fizike, pasi në shumë raste të femicideve, autori nuk mund të pranonte përfundimin e lidhjes.
22-vjeçarja u zhduk më 11 nëntor 2023, pasi vizitoi një qendër tregtare me Tourette për të blerë një fustan për diplomimin e saj. Gjatë hetimit të policisë, pamjet nga kamerat e sigurisë treguan se Touretta godiste me grusht Cechetin ndërsa ajo përpiqej të largohej, përpara se ta kthente me forcë në makinën e tij.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
4 Dhjetor08:33
Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 143 njerëzve në Kongo
Foto ilustruese
KONGO- Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve brenda dy javësh ës...
r.ll
BOTA
4 Dhjetor08:30
Ukraina menjëherë në NATO! Analiza e DW: A është e mundur kjo?
foto ilustruese
UKRAINË- Neni 5 është thelbi i Marrëveshjes së NATO-s. Ai përcakton detyrimin për mbështetje n...
r.l
BOTA
4 Dhjetor08:30
Moska dhe Teherani gjithashtu të përfshirë, REL: Cilët janë lojtarët kryesorë në luftën civile në Siri?
foto ilustruese
SIRI- Lufta shkatërruese 13-vjeçare civile në Siri, për vite të tëra ka qenë e fjetur. Por, një ...
r.ll
BOTA
4 Dhjetor08:29
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
donald trump
SHBA- Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjykatësi të hënën t&eu...
r.ll
BOTA
4 Dhjetor07:56
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se ai mirëpret vendimin e presidentit të Koresë ...
ZH.LL
BOTA
3 Dhjetor22:14
Tramp do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së "Notre Dame": Është nder të njoftoj se do të udhëtoj në Paris...
NotreDamme-Trump
PARIS- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre...
M.B.
BOTA
3 Dhjetor22:14
Erdogan bisedon me Putin për konfliktin në Siri, presidenti turk: Turqia po kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme
TURQIA- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë dip...
e. d
BOTA
3 Dhjetor22:03
"Vjedhje, tregti droge dhe vrasje"/ Daily Mail: Ja kush janë disa nga shqiptarët e rikthyer ilegalisht në Britaninë e Madhe
BRITANI E MADHE- Media britanike Daily Mail ka renditur shumë shqiptarë, që i përcakton si autori të rrezikshëm ...
E.D
BOTA
3 Dhjetor20:24
Peskov: Mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO kërcënim për Rusinë
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të martën se Rusia e konsideron anëtarësimin e mundshëm të Ukrain&e...
ZH.LL
BOTA
3 Dhjetor20:12
Zhvillimet e fundit në Korenë e Jugut/ Presidenti Biden "refuzoi" të komentonte: Sapo po informohem për këtë
Biden ne Angola
SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden refuzoi të komentonte mbi ngjarjet e zhvilluara në Korenë e Jugut pasi ligjvënës...