Gratë iraniane trajnohen me armë në Teheran, rritet gatishmëria civile mes tensioneve me SHBA-në dhe Izraelin

Gra vullnetare iraniane kanë nisur trajnime bazë ushtarake në Teheran, në një program të organizuar për përgatitjen e qytetarëve në rast të një konflikti të mundshëm me Shtetet e Bashkuara ose Izraelin.
Pamjet e publikuara nga Reuters tregojnë gra të veshura me të zeza dhe me hixhab, të cilat marrin udhëzime nga oficerë dhe instruktorë përpara se të trajnohen me armë zjarri dhe pistoleta.
Trajnimet zhvillohen në qendra të ngritura në sheshet e Teheranit dhe përfshijnë përdorimin bazë të armëve, ndihmën e parë dhe përgatitjen për situata emergjente.
Sipas raportimeve, gratë dhe burrat trajnohen veçmas. Gratë zhvillojnë seanca tri herë në javë, ndërsa secila seancë zgjat rreth tre orë.
Programi është pjesë e një fushate më të gjerë të autoriteteve iraniane për rritjen e gatishmërisë së popullsisë përballë një sulmi të mundshëm. Në shtator, qindra mijëra persona morën pjesë në një tubim të organizuar nga qeveria në Teheran, ku vullnetarëve iu ofrua trajnim bazë ushtarak dhe për emergjencat.
Një prej pjesëmarrëseve, 45-vjeçarja Raheleh Ghadiri, tha se mësimi i mënyrave për të mbrojtur familjen dhe komunitetin e saj në rast lufte e ndihmon të përballojë frikën nga një konflikt i mundshëm.
Lexo edhe
BOTA
Protestat e studentëve në Francë, pezullohet mësimi në 500 shkolla

SHBA tërheq bombarduesit nga baza ushtarake në Britani

Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara”

Zgjedhjet në Brazil shkojnë në balotazh, Flavio Bolsonaro fiton raundin e parë

Partia e Dodikut mban pushtetin në Republikën Srpska, ish-lideri serb i Bosnjës shpall fitoren për SNSD




