Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese SHBA po ndryshon kurs ndaj Kinës! Pse Donald Trump mund të jetë 'miku i fundit amerikan' i Xi Jinping-ut? Jakup Krasniqi pranë familjes në Prishtinë, Kurti: Momente të vështira, urojmë që gjithçka të shkojë mirë... Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton Vrasja për hakmarrje te “Kodra e Diellit”, zbardhen detajet e skemës për fshehjen e krimit/ Prokuroria kërk...
AKTUALITET

Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

P
Piranjat19 November 2026, 15:16 · 2 min lexim
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin dhe strukturat ligjzbatuese italiane.

Në pranga ka rënë Aldo Doçaj, 45 vjeç, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme të Policisë së Shtetit në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Arrestimi i tij është kryer pas një kërkese të autoriteteve italiane, pasi Doçaj rezulton i dënuar nga drejtësia e këtij shteti dhe ka ende për të vuajtur një pjesë të dënimit prej 5 vitesh burgim.

Për shkak të këtij dënimi, 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa lokalizimi dhe arrestimi i tij në Shkodër u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë shqiptare, Interpolit dhe autoriteteve italiane. Pas ndalimit të tij, pritet të ndiqen procedurat ligjore dhe gjyqësore për ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit. Operacioni është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit dhe kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia e vendeve të tjera.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.