BOTA

Gratë protestojnë brenda burgut kundër ekzekutimeve në Iran

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Maj 2023, 10:40
Gratë protestojnë brenda burgut kundër ekzekutimeve në Iran

Një grup i grave të burgosura për arsye politike që mbahen në burgun famëkeq Evin të Teheranit, kanë organizuar një portestë kundër ekzekutimit të fundit të tre protestuesve. Ato gjithashtu protestuan kundër rritjes së përdorimit të dënimit me vdekje, i cili është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në mbarë botën.

Sipas raporteve të publikuara më 23 maj nëpër rrjete sociale, disa nga të burgosurat më të njohura politike femra, duke përfshirë Sepideh Gholian, Bahareh Hedayat, Faezeh Hashemi dhe Narges Mohammadi, morën pjesë në një protestë brenda burgut, ku secila prej tyre lëshuan deklarata duke dënuar valën e ekzekutimeve.

Golrokh Ebrahimi Iraee, një tjetër e burgosur, tha:

“Të burgosurat politike femra të burgut Evin mbajtën një ceremoni të shtunën [20 maj] në oborrin e repartit të grave për të protestuar ndaj ekzekutimeve të fundit, duke përfshirë ekzekutimin e dy personave në burgun e Arakit me akuzën për blasfemi [sharje e zotit], dhe tre ekzekutimet e fundit në Isfahan”.

Iraee, e cila në prill u dënua me shtatë vjet burg për krime “kundër regjimit”, tha se “natyra e këtij regjimi është të eliminojë fizikisht kundërshtarët, kritikët dhe ata që protestojnë kundër politikave të tij”.

Nuk është bërë e ditur nëse gratë u ndëshkuan për protestën.

Gjyqësori i Iranit, i nxitur nga liderët e lartë, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër protestuesve që demonstrojnë kundër vdekjes së Mahsa Amini në shtator. Njëzetedy vjeçarja vdiq teksa po mbahej në paraburgim nga policia në Teheran, pasi u ndalua me arsyen se nuk e kishte vendosur shaminë e kokës në mënyrë të duhur. Vdekja e saj ngjalli zemërim në të gjithë vendin, duke bërë që dhjetëra mijëra persona, të udhëhequr nga gra dhe student, të dalin në rrugë duke kërkuar më shumë liri.

Përgjigja e ashpër e forcave të sigurisë iraniane ka intensifikuar protestat, me shumë që kanë bërë thirrje që lideri suprem Ayatollah Ali Khameni të japë dorëheqjen. Deri më tani, autoritetet iraniane kanë ekzekutuar të paktën shtatë protestues. Aktivistja e burgosur Mohammadi tha se qeveria “po hakmerret ndaj lëvizjes revolucionare në një mënyrë brutale duke ekzekutuar dhe vrarë njerëz”.

“Irani i vitit 2023 nuk është Irani i viteve 1980. Nëse qëllimi i ekzekutimeve në vitet ’80 ishte krijimi i frikës, tmerrit dhe shtypja e rrymave dhe tendencave të ndryshme, ekzekutimet e fundit do të kenë efektin e kundërt”, tha ajo.

Grupi i të Drejtave të Njeriut në Iran me bazë në Norvegji thotë se këtë vit të paktën 275 persona janë ekzekutuar në Iran, duke përfshirë të paktën 90 në tre javët e fundit, duke e bërë majin “muajin më të përgjakshëm” në vend në pesë vitet e fundit.

Aktivistja Gholian, e arrestuar në fillim të këtij muaji pasi kritikoi publikisht Khamenein, tha gjatë protestës se “misioni ynë është tani më i qartë. Ata do të largohen para se të mbarojnë të gjitha rezervat e naftës. Ne do të kërcejmë me pasion në atdheun tonë”. Vida Rabbani, Nasrin Khazri Javadi, Shakila Manfred, Zohreh Sarv dhe Mahvash Shahriari ishin të burgosurat tjera politike që morën pjesë në tubimin brenda burgut./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë