Autoritetet amerikane po hetojnë si motiv të mundshëm qëndrimin anti-Trump të autorit që tentoi të depërtonte me armë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku ndodheshin presidenti i SHBA-së dhe zyrtarë të lartë të administratës.
Sipas vlerësimeve paraprake, i dyshuari kishte në shënjestër Donald Trump dhe figura të tjera të rëndësishme qeveritare. “Besojmë, bazuar në një vlerësim fillestar të fakteve, se objektiv i tij ishin anëtarë të qeverisë”, deklaroi në një intervistë televizive Prokurori i Përgjithshëm në detyrë, Todd Blanche.
I dyshuari, 31-vjeçari Cole Tomas Allen, u arrestua pasi u neutralizua nga forcat e sigurisë në momentin kur po përpiqej të hynte në ambientet e hotelit ku zhvillohej eventi.
Ai pritet të dalë para një gjykate federale të hënën dhe përballet me akuza për sulm ndaj një zyrtari federal, përdorim arme zjarri dhe tentativë vrasjeje ndaj një zyrtari federal. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ndaj tij të ngrihen edhe akuza për tentativë atentati ndaj presidentit, në varësi të zhvillimit të hetimeve.
Hetuesit po analizojnë gjithashtu një manifest të dyshuar të autorit, i cili sipas mediave amerikane përmban një listë objektivash ku në krye renditen anëtarë të administratës Trump. Dokumenti është publikuar nga Neë York Post dhe konsiderohet autentik nga burime të cituara nga The Guardian.
Sipas Associated Press, i dyshuari kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kundër qeverisë familjarëve të tij rreth 10 minuta përpara se të hapte zjarr. Një i afërm njoftoi policinë në Konektikat, e cila më pas informoi autoritetet federale.
Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku autori qëlloi me armë ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret në një pikë kontrolli sigurie. Agjenti nuk pësoi lëndime serioze, pasi plumbi u ndal nga jeleku antiplumb, sipas deklaratave të presidentit.
Gjatë incidentit, Donald Trump, zonja e parë Melania Trump, nënpresidenti JD Vance dhe anëtarë të kabinetit u evakuuan menjëherë nga ambienti.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Prill08:14
Kim Jong Un: Koreja e Veriut do të mbështesë politikën e sovranitetit të Rusisë
Koreja e Veriut do të vazhdojë të mbështesë politikën e Moskës për mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial ...
BOTA
27 Prill08:12
Sulmet izraelite në jug të Libanit, humbin jetën 14 persona, mes tyre gra dhe fëmijë
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Liban, pavarësisht zgjatjes së fun...
BOTA
27 Prill07:59
SHBA godet një motoskaf që dyshohet se trafikonte drogë, tre persona mbetën të vrarë!
Tre persona që udhëtonin me një motoskaf, i dyshuar si i përfshirë në një operacion të trafikut të drogës, u v...
BOTA
27 Prill07:55
Media amerikane: Irani, propozim të ri SHBA-ve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara, përmes ndërmjetësimit të Pakistanit, një propozim të ri për rihapjen e Ngush...
BOTA
27 Prill07:29
Sulmi me armë në darkën me gazetarët, Trump: Nuk isha i shqetësuar, e kuptoj jetën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka ndjerë frikë gjatë momentit kur u evakuua nga darka e Shoqatës së Korre...
BOTA
26 Prill23:50
“Urrejtja mes tyre është qesharake dhe e keqe!”- Trump: Po zhvilloj biseda të mira me Putinin dhe Zelenskyn për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se po zhvillon “bisedime të mira” si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe me president...
BOTA
26 Prill23:40
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Veterani 39-vjeçar i Forcave Ajrore Amerikane, Matthew James Sullivan, është gjetur i vdekur, vetëm disa muaj para se të dëshm...
BOTA
26 Prill23:36
Analiza e The Guardian/ Miqtë e Orban nisin “emigrimin” në prag të marrjes së stafetës nga Magyar, transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë
Kryeministri hungarez Viktor Orban humbi zgjedhjet ndaj Peter Magyar dhe, siç zbuloi një raport në The Guardian, bashkëpunëtorë...
BOTA
26 Prill23:02
Hetimet për sulmin gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, dyshohet se objektivi ishte Trump
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë hetimet për të shtënat e ndodhura gjatë Darka e Korresponden...
BOTA
26 Prill22:33
VIDEO/ Të shtënat me armë në darkën e Trump me gazetarët, pamjet e një të ftuareje që ‘rrëmben’ dy shishe verë bëhen virale
Një grua është kapur në kamera duke rrëmbyer shishe vere nga tavolinat gjatë kaosit që shpërtheu pas të shtë...