Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur Alarm për bombë në Dublin, gjendet një pajisje shpërthyese pranë vendit ku u mblodh Komuniteti Politik Euro...
BOTA

“Kaliningradin e mbrojmë me armë bërthamore”, Putin i çon letër kërcënuese NATO-s: Po shkojmë drejt përplasjes

P
Piranjat30 September 2026, 18:08 · 2 min lexim
“Kaliningradin e mbrojmë me armë bërthamore”, Putin i

“Për të mbrojtur Kaliningradin jemi të gatshëm të përdorim armët bërthamore!”. Ky është paralajmërimi i fortë që Rusia ka lëshuar në një letër dërguar NATO-s përmes ambasadës së vet në Belgjikë.

Moska, proteston kundër atij që e cilëson si përshkallëzim i paprecedentë i aktivitetit ushtarak të NATO-s përgjatë kufijve perëndimorë të Rusisë. Në letër thuhet se stërvitjet ushtarake të aleancës në rajonin e baltikut, të zhvilluara në gusht të 2026 simulojnë operacione për të kontrolluar enklavën e Kaliningradit dhe rrisin rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë të armatosur.

Moska kërcënon të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak në dizpozicion, përfshirë atë atomik.

NATO konfirmoi letrën e Rusisë duke e bërë të qartë se do të mbrojë çdo centimetër territor.

Allison Hart, zëdhënëse e NATO-s, shprehet:

“Ne e dënojmë fuqimisht kërcënimin me përdorimin e forcës, përfshirë çdo retorikë të papërgjegjshme bërthamore. Ne kemi kapacitetin për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës dhe mbetemi të fortë, të gatshëm e të aftë për t’iu kundërvënë çdo kërcënimi”.

Kaliningradi është një enklavë ruse që gjendet mes Polonisë, Lituanisë dhe detit Baltik pa kufi të drejtpërdrejtë tokësor me pjesën tjetër të Rusisë.

Kaliningradi nuk është thjesht një copëz territori rus në zemër të Evropës, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Federatën Ruse pasi shërben si bazë për flotën ruse në Detin Baltik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.