Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
BOTA

Vrau gruan dhe djalin, vajza shpëtoi për mrekulli/ Një vit pas masakrës në familje, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

P
Piranjat30 September 2026, 15:22 · 2 min lexim
Vrau gruan dhe djalin, vajza shpëtoi për mrekulli/ Një vit pas

Një vit pas tragjedisë familjare që tronditi Paupisin, drejtësia italiane ka dhënë vendimin për Salvatore Oconen. 59-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Elisa, dhe djalit të tyre 15-vjeçar, Cosimo.

Vendimi u shpall më 30 shtator 2026, pikërisht një vit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në provincën e Beneventos. Gjykata e shpalli Oconen fajtor edhe për sulmin ndaj vajzës së tij, e cila arriti të mbijetonte pavarësisht plagëve të rënda.

Trupi gjykues pranoi kërkesën e prokurorit të Beneventos, Nicola D’Angelo, duke vendosur ndaj 59-vjeçarit dënimin maksimal.

Ngjarja daton më 30 shtator 2025. Sipas hetimeve, gjithçka nisi brenda banesës së familjes, ku Ocone sulmoi bashkëshorten 49-vjeçare. Gruaja u godit rëndë në kokë me një gur dhe humbi jetën.

Dhuna më pas u drejtua ndaj dy fëmijëve të çiftit. Pas sulmit, Ocone i vendosi ata në automjet dhe u largua nga Paupisi. Kërkimet për të vazhduan deri ditën pasardhëse, kur autoritetet e lokalizuan rreth 70 kilometra larg vendit të krimit. Ai u gjet në një ullishte në zonën e Ferrazzanos, në provincën e Campobassos.

Brenda automjetit policia gjeti dy fëmijët. Për 15-vjeçarin Cosimo ishte tepër vonë, pasi ai kishte humbur jetën. Motra e tij, në atë kohë 16 vjeçe, ishte ende gjallë, por kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë një frakturë në kafkë.

Pas arrestimit, Ocone pranoi përgjegjësinë për krimin dhe u transferua në burgun e Campobassos. Ndaj tij u ngritën akuza për vrasje të dyfishtë të rënduar, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim personi.

Procesi gjyqësor u mbyll një vit më vonë me dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.