Ndryshon ligji/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...

EUROPA- Në këto kohëra të pazakonta, aleatët e Amerikës po rimendojnë marrëdhëniet me Kinën. Në vitet e fundit, politikanët europianë dhe gjetiu në Perëndim kanë folur me guxim dhe qartësi për rreziqet ekonomike, gjeopolitike dhe etike të paraqitura nga Kina, një gjigant autokratik me plane për të ndryshuar botën. Por tani, vendet europiane nuk ndodhen në pozicionin e duhur për të qortuar haptazi Kinën, shkruan The Economist.
Vetëm disa muaj më parë, pajtimi për sfidën që paraqiste Kina dukej se ishte një urë lidhëse midis Amerikës dhe miqve të saj. Fuqitë perëndimore ishin të gatshme të kënaqnin kërkesën e presidentit Donald Trump për të bllokuar shitjet e teknologjive më të përparuara në Kinë, ose për të përjashtuar kompanitë kineze nga industritë me rëndësi jetike. Por fatkeqësisht, Trump nuk duket se është i interesuar të pajtohet në ndonjë fushë me aleatët perëndimorë. Ai i ka trajtuar aleatët e Amerikës më ashpër se sa armiqtë dhe ka lënë të kuptohet se mund të lidhë një marrëveshje tregtare me udhëheqësin kinez Xi Jinping.
Aleatët kanë mbetur në mëdyshje. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për vite me radhë ka bërë thirrje për të “hequr pjesët e rrezikshme” në marrëdhëniet me Kinën. Ideja është që europianët të tregtojnë me Kinën aty ku është e sigurt, por që Bashkimi Europian të bëhet më pak i varur nga Kina për teknologjinë dhe mallra që zëvendësohen me vështirësi.
Sipas kësaj strategjie, qeveritë europiane gjithashtu duhet të kenë kujdes ndaj investimeve potencialisht të rrezikshme kineze, për shembull në infrastrukturën jetike. Kjo qasje mbështetet në një model marrëdhëniesh me tri shtylla, ku BE-ja e quan Kinën “një aleat për bashkëpunim, një konkurrent ekonomik dhe një rival sistematik”.
Por që nga rizgjedhja e presidentit Trump, zonja Von der Leyen e ka zbutur tonin. Ajo tani flet për një “epokë të gjeopolitikës hiper-konkurruese dhe hiper-transaksionale”, ku Europa duhet “të zotohet ngushtë me Kinën dhe të gjejë zgjidhje në interesin tonë të përbashkët”. Kur udhëheqësit e BE-së miratuan modelin me tri shtylla në vitin 2019, zyrtarët kinezë u ankuan se termi “rival sistemik” ishte një fyerje, duke kritikuar sistemin politik europian.
Në të vërtetë, BE-ja po bënte një vëzhgim të thjeshtë: se është e vështirë të merresh me Kinën, një fuqi globale në rritje që është gjithashtu një aleat tregtar i domosdoshëm dhe një autokraci me ambicie alarmante. Kjo enigmë diplomatike u shndërrua në një krizë, kur Rusia pushtoi Ukrainën. Pavarësisht pretendimeve për asnjanësi, Kina fajëson Ukrainën dhe Perëndimin për luftën dhe i ka shitur Rusisë shumë pjesë përbërëse për të prodhuar drone, raketa dhe tanke.
Tani, BE-ja po bën edhe një herë baraspeshime në strategjinë e saj. Me siguri do të vihet më tepër theksi mbi shtyllën e parë të bashkëpunimit, teksa Europa ka propozuar të bashkëpunojë me Kinën për ngadalësimin e ndryshimeve klimatike, ruajtjen e biodiversitetit dhe të mirave të tjera publike globale. Disa nga këto ftesa do të priten me kundërshtim. Kina ka investuar shuma të mëdha në energjinë e ripërtëritshme, por nga ana tjetër, djeg edhe shumë qymyr për të prodhuar energji të lirë për industrinë.
Bashkëpunim dhe konkurrencë
Disa anë të marrëdhënieve përfshijnë si bashkëpunime, ashtu edhe konkurrencë. Ndryshimet klimatike nuk mund të zbuten dot pa Kinën, që është një prodhuese kryesore e paneleve diellore, turbinave me erë, baterive dhe teknologjive të tjera ekologjike. Por nga ana tjetër, ky mbizotërim kinez alarmon vendet e tjera, të cilat kanë frikë se prodhuesit e tyre të makinave dhe industritë e tjera nuk mund të konkurrojnë.
Eksportet e përgjithshme të prodhimit të Kinës po vazhdojnë të rriten. Prandaj, shtylla e dytë e modelit të Europës, që përfshin konkurrencën ekonomike, do të ketë gjithnjë e më shumë peshë. Në kryeqytetin e Kinës, Pekin, diplomatët e huaj kanë vënë re një tentativë për joshje nga zyrtarët kinezë, të cilët i kanë bërë thirrje BE-së dhe qeverive të tjera perëndimore që të thellojnë lidhjet me vendin e tyre të rregullt dhe të parashikueshëm, si një mbrojtje kundër rrëmujës së Trump-it.
Disa zyrtarë dhe politikanë europianë duan të rinisin bisedimet me Kinën për një marrëveshje që kishte ngrirë prej kohësh, Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për Investimet. Një nga arsyet është edhe për t’i treguar Amerikës se Europa ka mundësi të tjera. Diplomatët europianë në Pekin kanë vënë re se Kina dëshiron marrëdhënie më të ngrohta.
“Problemi është se ata i duan falas këto marrëdhënie”, thotë njëri. Zyrtarët kinezë duan të anashkalojnë ankesat europiane për një baraspeshë tregtare dhe duan ta anojnë tregtinë në anën kineze, me pretendimin se produktet e tyre janë thjesht më konkurruese.
Pastaj vjen shtylla e tretë, që e sheh Kinën si një kundërshtar ideologjik. Kjo shtyllë po e humbet rëndësinë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën. Dhe ky është një ndryshim i madh. Në mars 2022, disa javë pas pushtimit rus të Ukrainës, gazeta The Economist intervistoi disa të dërguar perëndimorë në Pekin, të cilët thanë se ishte një “gënjeshtër e egër” që Kina ishte asnjanëse siç pretendonte, në një kohë kur dukej qartë se ajo dëshironte një fitore ruse.
Të njëjtët diplomatë parashikuan se Kina do të përpiqej ta tregonte veten si paqeruajtëse në fund të luftës. Një diplomat u shpreh se ëndrra e zyrtarëve kinezë është që t’u kërkohet të ndihmojnë në rindërtimin e një Ukraine të shkatërruar. Ata mendojnë se fundi i luftës së Ukrainës “do të jetë një çast i lavdishëm për Kinën dhe ne do të harrojmë atë që po ndodh tani”.
Ajo ëndërr po realizohet. Kompanitë kineze po kontaktojnë qeverinë e Ukrainës, duke kërkuar kontrata. Diplomatët perëndimorë shprehen se nuk mund ta përjashtojnë dot Kinën nga bisedimet e paqes, duke vënë në dukje faktin e turpshëm se qëndrimi i Trump është shumë më i ashpër ndaj Ukrainës se ai i Kinës.
Nëse nuk ju pëlqejnë vlerat tona, kemi të tjerë
Pas dyerve të mbyllura, ata pranojnë se shumë qeveri perëndimore tani kanë pak ose aspak dëshirë për t’u ballafaquar me Kinën në lidhje me shtypjen e popullatave në Tibet, Xinjiang ose Hong Kong, duke pretenduar se kjo është një kohë për pragmatizëm. Qeveritë europiane do të japin deklarata të forta për rendin e mbështetur në rregulla në rast se Kina merr nën kontroll ishullin e Tajvanit, me luftë ose bllokadë. Por nëse Amerika nuk përdor forcën, asnjë fuqi tjetër perëndimore nuk do të luftojë për Tajvanin.
Zbehja e vlerave dhe ligjit ndërkombëtar, ka një çmim. Jo shumë kohë më parë, udhëheqësit europianë thanë se ishte e nevojshme që Kina të sfidohej kur ajo ngacmonte fqinjët, për shembull në Detin e Kinës Jugore, në mënyrë që të ishte edhe më i besueshëm dënimi i tyre ndaj prirjeve imperialiste ruse në Europë. Ato argumente mbeten të vlefshme. Por për fat të keq, aleatët e Amerikës tani kanë shumë gjëra të tjera për t’u shqetësuar. Prandaj, shumë prej tyre do të mendojnë se kritikat ndaj anës së pamëshirshme të Kinës, janë luks, jo domosdoshmëri./ The Economist
VATIKAN- Papa Françeskut do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 10:00 në Romë me një...
TURQI- Vazhdojnë pasgoditjet nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.2 që goditi më 23 prill në Detin Marmara, në brigjet e...
SHBA- Donald Trump ka sinjalizuar se një pezullim i ri 90-ditor i tarifave të tij të rritura "hakmarrëse" nuk ka gjasa të zgjate...
ITALI- Bota po i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vje&...
SHBA- Video loja e dhunshme "Pa mëshirë" në të cilën lojtarët kanë mundësinë të marrin rolin e nj&...
SHBA- Një gjykatë federale në Nju Jork dënoi të premten ish-kongresmenin republikan George Santos me shtatë vjet ...
SHKODËR- Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e qytetit të Shkodrës këtë pasdite, në...
TURQI- Sizmologët turq janë të ndarë në lidhje me sjelljen e vazhdueshme sizmike të rajoneve të Stambollit dhe Detit Marmar...
RUSI- Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, u mbajt në një atmosferë konstr...
FRANCË- Një pelegrin mysliman u godit me thikë për vdekje nga një burrë tjetër mysliman në xhaminë La Grand-Combe...