Koreja e Veriut lëshon raketë balistike drejt Detit të Japonisë/ Rritet gatishmëria ushtarake në rajon

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt Detit Lindor, i njohur në gadishullin Korean si Deti i Japonisë, duke shkaktuar alarm te forcat e armatosura të vendeve të rajonit.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare në Seul, raketa u lëshua nga zona bregdetare e Wonsan. Ushtria e Koresë së Jugut po monitoron nga afër lëvizjet e forcave të Phenianit, ndërsa ka rritur nivelin e gatishmërisë në koordinim me ushtrinë amerikane.
Ndërkohë, Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se raketa ra në ujëra ndërkombëtare, jashtë Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ) të Japonisë. Sipas autoriteteve japoneze, nuk janë raportuar dëme ndaj anijeve apo avionëve si pasojë e lëshimit.
Testi i ri raketor vjen në një moment të tensionuar në marrëdhëniet mes dy Koreve. Vetëm të premten, Koreja e Veriut hodhi poshtë akuzat e Seulit se minat e vendosura nga forcat e saj kishin shkaktuar plagosjen e rëndë të disa ushtarëve koreanojugorë brenda zonës së demilitarizuar (DMZ).
Pheniani refuzoi gjithashtu kërkesën e Koresë së Jugut për një kërkimfalje zyrtare lidhur me incidentin. Lëshimi i raketës disa orë më vonë ka shtuar tensionet në rajon dhe ka rikthyer vëmendjen te programi raketor i Koresë së Veriut.
Lexo edhe
BOTA
Përshkallëzohet armiqësia mes Arabisë Saudite dhe Huthëve, zjarr pranë një objekti të Aramco në Riad

Britania rihap debatin për BE-në! Londra shqyrton alternativa të reja për marrëdhëniet me Unionin

Tentoi të merrte kontrollin e avionit, bashkëpiloti su*lmon kapitenin

Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës

Presidentja e Moldavisë: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë

Kë përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?

Rusia në alarm për murtajën pneumonike! Ndërron jetë një 28-vjeçare e infektuar në laborator, 200 persona në karantinë

G7 nxjerr 100 milionë fuçi naftë në treg, bien çmimet




