Rusia në alarm për murtajën pneumonike! Ndërron jetë një 28-vjeçare e infektuar në laborator, 200 persona në karantinë

Një 28-vjeçare ka humbur jetën nga murtaja pneumonike në Irkutsk të Rusisë, ndërsa deri në 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë vendosur në karantinë, sipas raportimeve të mediave ruse.
Viktima është identifikuar si Daria Sipilova, një teknike laboratori që punonte në Institutin e Kërkimeve të Murtajës në Irkutsk. Sipas raportimeve, ajo dyshohet se është infektuar pasi një epruvetë u thye gjatë punës në laborator.
Lajmi për vdekjen e 28-vjeçares u bë publik të premten nga Alexei Chidenov, guvernatori i Buryatia-s, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se një grua në rajonin fqinj të Irkutskut kishte humbur jetën nga murtaja.
Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë nuk ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me rastin.
Autoritetet kanë marrë masa parandaluese ndaj personave që mund të kenë qenë në kontakt me viktimën, ndërsa rreth 200 persona raportohet se janë vendosur në karantinë.
Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis. Forma pneumonike prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes pikave respiratore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo mund të jetë fatale nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet menjëherë.
Lexo edhe
BOTA
G7 nxjerr 100 milionë fuçi naftë në treg, bien çmimet

Përshkallëzohen protestat në Francë, mbi 1.700 arrestime në një ditë, qindra shkolla të mbyllura

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Rusia godet urën e dytë të madhe në Kiev, situatë e rënduar në qarkullimin e mjeteve në kryeqytet

Sulm ajror izraelit në Gaza, goditet një pallat banimi, raportohen të paktën 5 viktima

Florida padit kompaninë Pfizer për vaksinat e Covid! Ja akuzat e ngritura

Mbi 5 mijë të shoqëruar gjatë protestave të nxënësve në Francë brenda pak ditësh

G7 do nxjerrin 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet





