Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon Aksidentet rrugore/ Shqipëria me 25 viktima më shumë në 2025 Kthjellime dhe vranësira, njihuni me "surprizat" e motit për sot Horoskopi i së dielës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut? Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë!
BOTA

Britania rihap debatin për BE-në! Londra shqyrton alternativa të reja për marrëdhëniet me Unionin 

P
Piranjat 3 October 2026, 14:45 · 3 min lexim
Britania rihap debatin për BE-në! Londra shqyrton alternativa të

Britania e Madhe po rihap diskutimin për të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, ndërsa kryeministri Andy Burnham nuk ka përjashtuar as mundësinë e rikthimit të plotë në BE. Qeveria britanike pritet të shqyrtojë disa alternativa përpara samitit BE-Mbretëri e Bashkuar në Bruksel, nga bashkimi doganor dhe Tregu i Përbashkët, deri te ruajtja e marrëveshjeve aktuale. 

Kryeministri britanik Andy Burnham ka hapur diskutimin për një ndryshim të marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, duke mos përjashtuar as mundësinë e rikthimit të vendit në BE. 

Burnham ka deklaruar se Brexit ka shkaktuar më shumë dëme sesa përfitime dhe qeveria do shqyrtojë disa alternativa përpara samitit BE-Mbretëri e Bashkuar, që pritet të zhvillohet në Bruksel në nëntor.

Opsioni më ambicioz është rikthimi i plotë në Bashkimin Evropian. Burnham eshte shprehur se nuk e konsideron të përshtatshëm një referendum të ri. Zyrtarët britanikë kanë lënë të kuptohet se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2029 mund të masin mbështetjen e publikut për një rikthim në BE. 

Një tjetër alternativë është rikthimi në bashkimin doganor të BE, që do të lehtësonte tregtinë e mallrave. Më ambicioz do të ishte rikthimi në Tregun e Përbashkët, qe do të risillte lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. 

Burnham ka lënë të hapur mundësinë e ruajtjes së marrëveshjes aktuale dhe vazhdimit të negociatave për marrëveshje te tjera në sektorë të ndryshëm.

Ndërkohë, Londra po kërkon që kompanitë britanike të mos përjashtohen nga skema e prokurimit publik “Made in Europe”, krijuar nga BE për të favorizuar prodhimin evropian. Burnham paralajmëron se përjashtimi i kompanive britanike mund të shkaktojë dëme për industrinë dhe i kërkon Brukselit të mos e trajtojë Mbretërinë e Bashkuar si kundërshtar.

Por BE-ja kërkon lëshime në këmbim. Brukseli kërkon uljen e tarifave universitare për studentët e vendeve të BE në Britani. Aktualisht, tarifat mund të kalojnë 30 mijë paund në vit, ndërsa studentët britanikë paguajnë 9 mijë e 790 paund.

Kështu, Londra dhe Brukseli hyjnë në fazë të re negociatash, me më shumë mundësi në tryezë, por dhe me kompromise të vështira. Ende nuk dihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje përpara samitit të nëntorit, ndërsa rikthimi i plotë i Britanisë në BE mbetet objektiv afatgjatë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.