BOTA

Kush e ndau Mitrovicën?

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2023, 22:14

Kush e ndau Mitrovicën?

Kush e ndau Mitrovicën?! Ishin trupat franceze apo protagonistët e politikës vendase?! Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë edhe pas një çerek shekulli nga trazirat, mbi urën e lumit Ibër, simbolin që ndau shqiptarët e Kosovës të vendosur në jug dhe ata serbë, në pjesën veriore dhe sigurisht qëndrimet nga palët janë të ndryshme. Emir Azemi, një qytetar i pjesës jugore të Mitrovicës shprehet se asokohe, pengesa kryesore ishin trupat franceze.

‘Kur kthehemi ballafaqohemi me një pyetje nga KFOR-i Francez te ura e Mitrovicës e dy pjesëve të qytetit, ata na kërkojnë dokumente. Kishin krijuar përshtypjen që kjo pjesë është e serbëve. Serbët kishin arritur t'i bindnin forcat ndërkombëtare se ata janë shumicë dhe po rrezikoheshin nga qytetarët e jugut të Mitrovicës. Me fillimin e futjes së forcave ndërkombëtare në Kosovë, rigrupohen serbë nga Prizreni, Peja, Prishtina e Gjakova, në veriun e KS. Shumica e shqiptarëve ishin dëbuar në prona të tjera. Në këtë farë kaosi, serbët përfituan dhe u bënë një numër më i madh’, shprehet Azemi.

Ishin tanket franceze, që dolën mbi urën e ‘Ibrit’ dhe morën pozita vendimtare. Një fakt të tillë e pranon edhe vetë komandanti i forcave speciale franceze, Zhak Hogar, i cili më vonë publikoi edhe një libër me titull ‘Europa vdiq në Prishtinë’.  Ai deklaron se kur arritën në Mitrovicë, situata ishte emergjente. Hogar pohon edhe afeksionin familjar ndaj popullatës serbe dhe tregon se si negocioi me oficerët e Beogradit, për futjen e trupave franceze. Pas kësaj marrëveshje, 7000 trupa franceze u vendosën në sektorin perëndimor në Mitrovicë. Ata u përforcuan me një kontingjent prej 1200 trupash nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një numër të vogël trupash daneze. Pikërisht në vitin 1999, kur KFOR-i francez ishte vendosur në urë, ndodhi edhe dëbimi i madh i shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe vrasja e dhjetërave prej tyre.

Sot situata mes dy qytezave vijon të jetë ende e brishtë. Sapo kalon në anën veriore të lumit, zhduket çdo gjurmë e Kosovës. Duket se serbët e veriut janë nën kontrollin dhe dominimin e Serbisë dhe komunikimi i tyre me Prishtinën është i vakët, për të mos thënë inekzistent. Në këtë anë të urës edhe perceptimet banorëve mbi ndarjen e qytetit janë të ndryshme.

‘Ata në veri pas vitit 1999, urën e kanë parë si pozicionin e fundit të mbrojtjes së tyre, në mënyrë që edhe ajo pjesë e mbetur e serbëve të mos shpërngulet nga Kosova, pasi që ishte nënshkruar marrëveshja e Kumanovës. Pra, njerëzit këtu konsiderojnë se sikur të mos ishte rezistenca e vetorganizuar e qytetarëve në veri të Kosovës në vitin 99, serbët në veri do të përndiqeshin nga ky territor’, shprehet Sanja Sovrlic, një banore e Mitrovicës jugore.

Një tjetër banor i veriut mendon se shkaktarë të ndarjes së qytetit janë udhëheqësit shqiptarë të Kosovës: ‘Mitrovica është ndarë sepse udhëheqësit shqiptarë e kanë ndarë. Serbët janë përfolur sikur janë ata në mbrojtje të urës, por kjo nuk është e vërtetë. Thjesht ka serbë të cilët banojnë këtu dhe nuk dinë nga të shkojnë.  Kush ka pasur mundësi ka ikur në Serbi, kush jo, ka mbetur këtu në Mitrovicën e Kosovës’.

Më t’u kthyer sërish në anën jugore të qytetit, ka edhe qytetarët akuzojnë politikanët vendas, përveç faktorit ndërkombëtar: ‘Mitrovica u nda për dy faktorë: faktorit ndërkombëtar dhe vendor. Kanë pasur mundësi ta kryejnë këtë pas luftë. Vendorët s'kanë punuar sa duhet’, thotë Burhan Maxhuni.

Hashim Thaçi, udhëheqësi politik i asaj kohe është shprehur se evitoi një konflikt të armatosur mes palëve, që do të çonte në luftë civile. Gjithashtu, ai pohoi se fajin për ndarjen e Mitrovicës e kishte bashkësia ndërkombëtare. Ndërkohë që rajoni mbetet në një gjendje statuskuoje, në pritje të një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e ardhmja e qytetit të Mitrovicës nuk jep shpresa për një perspektivë të ndritshme, duke na dhënë një shembull të qartë, që paqja është ende larg.

 

Artikuj te sugjeruar

BOTA 25 Maj17:45

Gjermania zhytet në recesion

Ekonomia gjermane hyri në recesion këtë dimër. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e par...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë