BOTA

"Ky është fundi i demokracisë evropiane!" Ndërhyrje në zgjedhje nga Rusia? Hetime në Moldavi, bastisen disa shtëpi nga kontrollet

M.B Përditësimi i fundit 11 Tetor 2024, 07:51

"Ky është fundi i demokracisë evropiane!"

KISHINAU– Policia moldave njoftoi të enjten se ka bastisur shtëpitë e drejtuesve të një grupi të lidhur me sipërmarrësin pro-rus në kërkim, Ilan Shor, në kuadrin e një hetimi penal për ndërhyrje në zgjedhje. Policia ka akuzuar zotin Shor dhe Rusinë se u përpoqën të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë, që do të mbahen më 20 tetor, së bashku me një referendum për futjen në kushtetutë, si një objektiv strategjik, të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Shor, i cili gjendet i mërguar në Rusi, ka mohuar akuzat për përpjekje për të blerë vota, duke i përshkruar deklaratat e autoriteteve moldave si një "spektakël absurd". Policia në ish-republikën sovjetike me popullsi prej 2.5 milionë banorësh, e ndodhur mes Rumanisë dhe Ukrainës, tha se dhjetëra mijëra votues u paguan nga llogari në një bankë ruse për të ndryshuar votën e tyre. Policia tha se përpjekjet u drejtuan nga persona në Rusi.

Llogaria e Shor në Telegram, një nga platformat më të njohura në internet në shtetet ish-sovjetike, u bllokua më pas në Moldavi, megjithëse njerëzit arritën të kenë qasje në një llogari alternative që ai hapi më vonë.

"Ky është fundi i demokracisë evropiane", shkruajti Shor në platformën e mediave sociale ruse VKontakte, sipas medias moldave newsmaker.md. "Ata po arrestojnë njerëz për mbajtjen e një qëndrimi. Dhe tani po bllokojnë kanalet e Telegramit".

Bastisjet e së enjtes ishin pjesë e një hetimi për krijimin dhe vënien në funksionim të një organizate kriminale të përfshirë në pastrim parash, blerje votash dhe financime të paligjshme që synonin të ndikonin në procesin zgjedhor, tha policia.

Bastisje të ngjashme u bënë në pronat e mbështetësve të tjerë të zotit Shor ditët e fundit dhe u zbuluan fonde që policia tha se kishin për qëllim blerjen e votave, si dhe fletushka të fushatës.

Shor, i cili u dënua në mungesë vitin e kaluar për rolin e tij në vjedhjen e 1 miliard dollarëve nga bankat moldave, ofroi në një postim muajin e kaluar në llogarinë e tij në Telegram, që të paguante personat që votuan "jo" në referendum.

Presidentja aktuale Maia Sandu është kandidatja favorite për të fituar zgjedhjet dhe anketimet tregojnë se ajo kryeson me lehtësi ndaj 10 kandidatëve të tjerë. Anketimet tregojnë gjithashtu se shumica e moldavëve mbështesin anëtarësimin në BE.

Marrëdhëniet e Moldavisë me Rusinë janë përkeqësuar vitet e fundit. Qeveria pro-perëndimore në Kishinau e ka akuzuar Moskën se po kërkon rrëzimin e saj dhe se po ndërhyn në punët e saj të brendshme. Moska ka akuzuar Presidenten Sandu dhe ekipin e saj për nxitje të "rusofobisë"./ VOA

moldavi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë