
LINDJE E MESME- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të shtunën se Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – do të “mbetet i gjallë”, megjithëse lideri i tij Yahya Sinwar u vra ditë më parë. Khamenei tha në një komunikatë të shtunën se “humbja e Sinwarit është padyshim e dhembshme për Boshtin e Rezistencës”, duke iu referuar rrjetit të disa grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, ndër to edhe Hamasi.
“Por, ky front nuk do të ndalojë së përparuari me figura të rëndësishme martirizimi”, shtoi ai.
Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 16 tetor. Vdekja e tij u konfirmuar një ditë më vonë nga një zyrtar i lartë politik i Hamasit. Gjendja në Gazë vazhdon të jetë e rëndë, ku 21 njerëz, përfshirë fëmijë, u vranë nga bombardimet izraelite të shtunën, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Të paktën 10 prej tyre u vranë në pjesën qendrore të Gazës kur një shtëpi u godit në qytetin Zaëayda, sipas Spitalit Al-Aksa, ku u dërguan viktimat. Një tjetër sulm vrau 11 njerëz, të gjithë nga e njëjta familje, në kampin e refugjatëve Maghazi, sipas spitaleve Al-Aksa në Deir al-Balah. Qeveria izraelite tha se një dron u lëshua drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin bregdetar Caesarea mëngjesin e së shtunës. Zyra e tij tha në një komunikatë se as Netanyahu dhe as gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Nuk u raportua për viktima.
Sulmi me dron ndodhi në mëngjes derisa sirenat binin në Izrael, duke paralajmëruar për sulme të ardhshme nga Libani. Në Liban, autoritetet thanë se dy njerëz u vranë në një sulm izraelit në Jounieh, në veri të Bejrutit të shtunën. Jounieh, një qytet me shumicë të krishterë, nuk ishte goditur më parë gjatë këmbimit të sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut gjatë vitit të fundit, pas fillimit të luftës në Gaza vitin e kaluar.
Izraeli e intensifikoi bombardimin e Libanit më 23 shtator dhe më vonë atë muaj i dërgoi trupa tokësore brenda Libanit. Ushtria izraelite po kryen tani sulme edhe jashtë bastioneve tradicionale të Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike./ REL
lindje e mesme
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
19 Tetor09:50
"U nis nga Libani!" Sulmohet me dron rezidenca e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Një dron nga i nisur nga Libani goditi qytetin bregdetar të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin Netanyahu teksa dy t&...
M.B.
BOTA
19 Tetor07:50
Shënjestër disa shtëpi në kampin më të madh të refugjatëve, të paktën 33 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazan veriore
LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin n&eum...
M.B.
BOTA
19 Tetor07:49
"Riatdhesimi më i madh i të vdekurve të luftës!" Rusia ia kthen Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të vrarë
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi m&eu...
E.D
BOTA
18 Tetor22:36
"Çdo gjë është në lëvizje"/ Mickoski kërkon durim për procesin e integrimit në BE
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes së Komisionit Ev...
E.D
BOTA
18 Tetor22:17
Çfarë mbetet nga Hamasi dhe kush po udhëheq pas eleminimit të Sinwar
HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sig...
M.B.
BOTA
18 Tetor21:49
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, VOA: Bisedime për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me ...