BOTA

Liria e medias/ Gazetarët përballen me sulme dhe kërcënime në SHBA dhe Evropë

r.ll Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 08:37
Liria e medias/ Gazetarët përballen me sulme dhe kërcënime
foto ilustruese

SHBA- Liria e shtypit është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi administrata Trump përjashtoi agjencinë e lajmeve Associated Press (AP) nga konferencat e shtypit presidenciale të SHBA.

Pavarësisht nga fakti se marrëdhëniet midis Shtëpisë së Bardhë dhe medias janë përkeqësuar dhe se liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë nën presion, është po ashtu e vërtetë se vetëm disa vende arrijnë të garantojnë një mjedis të sigurt dhe të pavarur për punën e gazetarëve.

Çfarë do të thotë liria e medias?

"Nuk ka ndonjë përkufizim të thjeshtë të konceptit të lirisë së shtypit. Në fakt, ideja është mjaft e diskutueshme," shpjegon John Steel nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Derby, MB. Historikisht, ka qenë për t'i dhënë publikut një zë, akses në sistemet e pushtetit dhe për të siguruar që qytetarët në shoqëritë demokratike të kenë njohuri në proceset vendimmarrëse."

Në shekullin e 19-të, filozofi anglez Jeremy Bentham përcaktoi detyrën e një media të lirë që të mbajë njerëzit e fuqishëm - zakonisht qeveritë, por edhe kompanitë dhe organizatat private - përgjegjës para syve të publikut, duke e quajtur atë një "roje kundër abuzimit të pushtetit".

Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi e përshkruan lirinë e mediassi aftësinë e gazetarëve, individualisht ose kolektivisht, për të zgjedhur, prodhuar dhe shpërndarë informacion me interes publik pa ndikim politik, ekonomik, ligjor dhe social dhe pa kërcënime për sigurinë e tyre fizike dhe psikologjike.

Jodie Ginsberg, presidente e Komitetit Amerikan për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), tha për DW: "Liria e shtypit duhet të nënkuptojë akses në media të pavarura, pluraliste, ku gazetarët mund të raportojnë lirisht për ngjarje të rëndësishme dhe të japin informacion që ka të bëjë me komunitetet dhe vendet e tyre".

Mediat e pavarura duhet të jenë të lira nga ndikimi i jashtëm, siç është presioni i qeverisë për të publikuar një version të veçantë të lajmit. Media "pluraliste" do të thotë që publiku duhet të ketë akses në një shumëllojshmëri burimesh të pavarura dhe të besueshme informacioni.

Në renditjen vjetore të lirisë së shtypit, organizata Reporterët pa Kufij regjistron jo vetëm sulmet ndaj gazetarëve, por edhe kornizat politike, ligjore, ekonomike dhe sociale që ndikojnë në punën e tyre, si dhe rreziqet me të cilat përballen.

Për vitin 2024, organizata regjistroi një përkeqësim global të lirisë së medias krahasuar me një vit më parë. Vetëm në tetë vende, kryesisht në Evropën Veriore, situata u vlerësua si "e mirë".

Megjithatë, edhe vendet kryesore të Evropës Veriore nuk janë perfekte. "Asnjë vend nuk është imun ndaj presioneve të ushtruarandaj gazetarëve – dhe ne duhet të jemi vigjilentë dhe të fokusuar”, tha për DW Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

Çfarë e cënon lirinë e medias?

Gazetarët nuk përballen vetëm me kërcënime për dhunë fizike. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, 12 për qind e sulmeve ndaj gazetarëve në vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate ishin të natyrës fizike. Një e katërta e sulmeve lidheshin me censurën, ndërsa një e treta lidheshin me kërcënimet verbale, duke përfshirë frikësimin, sipas një raporti të projektit të BE-së Liria e Medias dhe Reagimi i Shpejtë.

Edhe sulmet ndaj gazetarëve në internet janë bërë të shpeshta. "Ne po vërejmë një numër në rritje të sulmeve në internet dhe përpjekjeve për të ushtruar presion. Po shohim shumë profile të rreme dhe fushata shpifjesh," tha Bavçiq. "Varësisht se cili grup gazetarësh është në shënjestër – nëse janë femra, për shembull, ne vërejmë se sulmet shpesh përfshijnë kërcënime në të cilat gjuha e urrejtjes kombinohet me presionin ndaj anëtarëve të familjes”. Të dhënat e organizatës jofitimprurëse Freedom of the Press Foundation tregojnë se në SHBA ka pasur më shumë sulme ndaj mediave.

2024 – vit vdekjeprurës për gazetarët

Për gazetarët që raportojnë nga zonat e luftës, rreziku është veçanërisht i lartë. Sipas të dhënave të CPJ-së, viti 2024 ishte viti më vdekjeprurës për gazetarët. Që nga viti 2021, numri i gazetarëve të vrarë është rritur vazhdimisht.

"Vitin e kaluar, numri i gazetarëve të vrarë u rrit me 22 për qind, kryesisht për shkak të luftës në Gaza. Në vitin 2024, 85 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë atje," shpjegon Ginsberg. "Ata u vranë të gjithë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe shumica ishin palestinezë."

Gazetarët në zonat e luftës janë civilë dhe nuk janë objektiva legjitime të sulmeve, thekson Ginsberg. "Është thelbësore që palët në konflikt ta njohin këtë, ndërsa shtetet duhet të mbrojnë lirinë e medias dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ata që sulmojnë gazetarët."

Edhe numri i gazetarëve që kanë përfunduar në burg por rritet që nga viti 2000. Në fillim të dhjetorit 2024, sipas CPJ, ishin 361 gazetarë në burg. Gjysma e tyre janë të ndaluar në Kinë, Izrael dhe territoret e pushtuara palestineze, të ndjekur nga Myanmari, Bjellorusia dhe Rusia. Ata akuzohen më shpesh për "veprimtari antishtetërore”.

Në nivel global, mbrojtja politike e gazetarëve po dobësohet, ndërsa kërcënimet po shtohen. Kjo çon në autocensurë dhe në shmangie të raportimit për tema të ndjeshme. Në këtë kontekst, edhe përmirësimet e dukshme në lirinë e medias mund të jenë mashtruese. Nëse numri i vrasjeve dhe burgosjeve të gazetarëve ulet, kjo mund të nënkuptojë se gazetarët thjesht nuk lejohen të raportojnë për tema të rrezikshme, sepse kanë frikë.

Si të mbrohet liria e medias?

Qeveritë autokratike po shkelin me këmbë lirinë e medias dhe po kufizojnë aksesin në informacion, paralajmëron Ginsberg dhe shton: "Liria e informacionit, e cila përfshin lirinë e medias, është thelbësore për lirinë tonë - për lirinë e të gjithë neve."

Masat ligjore dhe rregullat janë të domosdoshme për të mbrojtur lirinë e medias. Bashkimi Evropian, për shembull, miratoi Ligjin për Lirinë e Medias, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të gazetarëve. Bavçiq thotë se ky legjislacion është një "bazë e mirë" për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve. Por shtetet anëtare duhet t'i zbatojnë këto ligje, përfshirë edhe ato që kanë pasur marrëdhënie problematike me median në të kaluarën.

"Megjithatë ligji nuk mund t'i zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballen gazetarët. Zbatimi i tij në terren duhet të jetë efektiv.Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për institucione të forta," përfundon Ena Bavçiq nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF)./DW

liria e medias

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë