BOTA

Mes protestave dhe gjakderdhjes, Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 19:08

Mes protestave dhe gjakderdhjes, Trump kërcënon sërish Iranin:

Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet për veprim ushtarak kundër Iranit, ndërsa raportet për rritjen e numrit të viktimave nga shtypja brutale e protestave po dalin gradualisht në dritë. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump tha se SHBA-të kanë një prani të madhe ushtarake që po lëviz drejt rajonit.

“Kemi një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim, shpresoj të mos kemi nevojë ta përdorim”, u shpreh ai, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek Iranin “shumë nga afër”.

Pentagoni nuk i ka konfirmuar deklaratat e Trumpit, por Associated Press raporton se grupi luftarak i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ndodhet në Oqeanin Indian, drejt Lindjes së Mesme.

Protesta, bllokadë komunikimi dhe shifra kontradiktore

Irani ka pasur valë protestash mbarëkombëtare që prej dhjetorit 2025. Më 8 janar, autoritetet iraniane ndërprenë plotësisht internetin dhe komunikimet telefonike ndërkombëtare, duke e bërë pothuajse të pamundur verifikimin e numrit real të viktimave. Qeveria iraniane pranon 3 117 të vrarë, përfshirë forcat e sigurisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut flasin për shifra shumë më të larta. Agjencia HRANA raporton mbi 5 mijë të vrarë dhe rreth 26 800 të arrestuar, duke e cilësuar këtë si represionin më vdekjeprurës që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Organizata Iran Human Rights ka verifikuar të paktën 3 428 viktima, përfshirë gra dhe fëmijë.

OKB: T’i jepet fund represionit

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, i bëri thirrje Teheranit të ndalë “represionin brutal”, duke deklaruar se përdorimi i forcës ekstreme nuk mund të adresojë pakënaqësitë e popullit.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian njoftoi për 200 arrestime të reja në disa provinca. Garda Revolucionare paralajmëron SHBA-të dhe Izraelin Irani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin për nxitjen e protestave. Garda Revolucionare paralajmëroi se është “me gishtin në këmbëz”, ndërsa zyrtarë të lartë iranianë deklaruan se çdo sulm amerikan do t’i bënte interesat dhe bazat e SHBA-ve objektiva legjitime.

Trump, nga ana e tij, tha se çdo sulm i ardhshëm amerikan do t’i bënte operacionet e vitit të kaluar “të duken si kikirikë”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?